PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Makao, "Një vend, dy sisteme" është garancia më e mirë për paqe dhe siguri
2019-12-17 16:32:06 CRI Komenti juaj Printoni

20 dhjetori është 20-vjetori i kthimit të Makaos në atdhe. Gjatë këtyre vjetëve, Makaoja ka patur zhvillime të reja dhe qytetarët kanë parë një mirëqënie në rritje. Me mbështetjen e atdheut, "Një vend, dy sisteme", vetëqeverisja nga vendasit dhe parimin e autonomisë, ky qytet me 640 mijë banorë është bërë një qendër botërore turistike dhe PBB-ja për frymë renditet në vendin e dytë të botës.

Me zhvillimin e shpejtë ekonomik të pjesës kontinentale, Makaoja ka patur zhvillim të vrullshëm, duke u bërë një nga zonat më të pasura në botë. PBB-ja për frymë e banorëve të Makaos ka arritur në 83 mijë dollarë amerikanë në vitin 2018 nga 15 mijë dollarë para kthimit në atdhe.

Në vitin 2019, qeveria qendrore publikoi programin e zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao, ku Makao u përcaktua si një nga katër qendrat e këtij programi. Ky është një rast i çmuar për lulëzimin dhe zhvillimin e Makaos.

Rritja e standardit të jetesës ka qenë përparësia kryesore.

Përqindja e papunësisë në Makao ishte 6.3 % në fillim të kthimit në atdhe dhe u ul në 1.8 % në vitin 2018. Ndër 21 projektet kryesore për 5 vitet e ardhshme të zhvillimit ekonomik të Makaos, 16 prej tyre janë për përmirësimin e jetesës. Në vitin 2018, qeveria e Makaos shpenzoi 18.05 miliardë pataka për sigurimet shoqërore, duke mbuluar pensionin, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe transportin.

Përvoja e Makaos dëshmon se ruajtja e autoritetit të Kushtetutës dhe të Ligjit Themelor si dhe zbatimi i vendosur i politikës "Një vend, dy sisteme" është rregullimi më i mirë institucional për arritjen e sigurisë si dhe rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve të mbetura nga historia dhe për bashkimin paqësor kombëtar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China