Pasditen e së hënës, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me kryeekzekutiven e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam, për të dëgjuar raportin mbi gjendjen në Hong-Kong dhe punën e qeverisë së këtij rajoni.
Presidenti Xi tha se ky vit ka qenë viti më i ndërlikuar pas kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe qeveria qendrore e pohon plotësisht punën e kryeekzekutives së rajonit.
Ai nënvizoi se qeveria qendrore do të vijojë mbështetjen ndaj Carrie Lam-it në drejtimin e qeverisë rajonale për qeverisjen sipas ligjit, do të mbështetë policinë hongkongase në zbatimin me rigorozitet të ligjit, do të përkrahë forcat patriote dhe shpreson që qarqet e ndryshme në Hong-Kong do të bashkohen për ta rikthyer qytetin në shinat e duhura.