PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: Treguesit ekonomikë në nëntor, më mirë se parashikimi
2019-12-17 16:32:50 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës tha se treguesit kryesorë të ekonomisë kineze për muajin e kaluar i tejkaluan parashikimet dhe ekonomia është e qëndrueshme në përgjithësi.

Fu Linghui bëri të ditur gjithashtu se vlera e shtuar e ndërmarrjeve kryesore industriale muajin e kaluar u rrit 6.2 për qind në krahasim me nëntorin e vjetshëm dhe 1.5 pikë përqindjeje më shumë se në tetor.

Në 11 muajt e parë, investimet në pasuritë fikse ishin 5.2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 53 trilionë juanë dhe duke ruajtur të njëjtin nivel me periudhën janar-tetor.

Investimet në arsim, kulturë dhe mbrojtjen e mjedisit regjistruan një rritje të shpejtë.

Shitjet në internet u shtuan ndjeshëm, mbi 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 9.5 trilionë juanë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China