Udhëheqësit kinezë u mblodhën ditët e fundit në Pekin për një mbeldhje kyçe të punës ekonomike.
Sipas një deklarate të publikuar pas Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike që zgjati tre ditë, Kina do të forcojë reformat strukturore dhe do të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë.
Në dokument thuhet se, megjithëse rritja ekonomike globale po ngadalësohet dhe ekonomia e Kinës përballet me presion, rritja e ekonomisë kineze është e qëndrueshme dhe kjo prirje nuk ka ndryshuar.
Në konferencë u vendos që në vitin 2020, të sigurohet që detyra e zbutjes së varfërisë në Kinë të përfundojë ashtu siç është planifikuar. Vitin e ardhshëm gjithashtu duhet të stabilizohet gjendja e përgjithshme e punësimit.Në mbledhje gjithashtu u bë e qartë se vitin e ardhshëm duhet të sigurohet që kushte bazë të jetesës së njerëzve në nevojë të garantohen dhe të përmirësohen në mënyrë efektive. Vitin tjetër, Kina do t'i trajtojë krijimin e risive dhe procesin e Reformës dhe Hapjes si dy motorët për të përmirësuar në mënyrë të gjithanshme forcën konkurruese të ekonomisë.
Në mbledhje u bë thirrje për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rritjen e tregtisë së jashtme dhe në nxitjen e përparimit të fortë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".
Përpjekjet u kërkuan edhe për shkurtimin e listës negative për investimet e huaja, uljen e nivelit tarifor dhe nxitjen e ndërmarrjeve për diversifikimin e tregjeve të eksportit.