PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferencë për shtyp e ministrit të jashtëm kinez Wang Yi
2016-03-09 16:39:24 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe:中国---Zhōng guó---Kinë

Kryediplomati kinez Wang Yi shtjelloi qëndrimet e palës kineze mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, duke e vënë theksin në ruajtjen e interesave të vendit.

Në një konferencë shtypi të martën, të zhvilluar në kuadër të sesionit vjetor të organit suprem legjislativ të Kinës, Asamblesë Kombëtare Popullore, ministri i jashtëm kinez Wang Yi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve vendës dhe të huaj për çeshtje të rëndësishme në marrëdhëniet e Kinës me botën.

Lidhur me mosmarrëveshjen mbi sovranitetin në ujërat e Detit të Kinës Jugore, Wang Yi tha se ishujt Nansha janë territor i Kinës që nga lashtësia.

"Të gjithë pasardhësit të kombit kinez kanë përgjegjësi për të mbrojtur tokën e paraardhësve. Nuk kemi paraqitur dhe as do të paraqesim kërkesa të reja për territore", tha Wang Yi.

Ndërsa lidhur me militalizimin në këto ujëra, kryediplomati kinez hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ndërtimi i pajisjeve mbrojtëse në ishutjë e vendit është një e drejtë e Kinës për vetëmbrojtje, bazuar në ligjin ndërkombëtar. Kina është vendi që ka hapësirën më të madhe ujore në këtë zonë dhe dëshiron të garantojë lirinë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore, tha Wang.

I pyetur për aplikimin e Filipineve për artibrazh ndërkombëtar mbi këtë çështje, ministri i jashtëm Wang Yi vuri në dukje se qëndrimi i Filipineve është i manipuluar dhe i nxitur nga të tjerët.

"Veprimi i Filipineve bie në kundërshtim me ligjin, premtimet dhe arsyen, pasi kanë shkelur premtimet e dhëna në marrëveshjen e nënshkruar me palën kineze, si dhe nenin e 4-t të Deklaratës së Përbashkët të Kodit të Veprimeve në Detin e Kinës Jugore", tha Wang Yi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China