I admiroj zhvillimin e hovshëm të Republikës së Kinës!
LAZER PISTULLI:
Ç'mendoni për diplomacinë kineze gjatë vitit 2015?
Diplomacia Kineze duhet te jete diplomaci e zhdervjellte, e sakte, e qarte me ato vende qe kerkojne nje gje e tille, duke mbrojtur gjithenje interesat e saj ne menyre reciproke. Per me teper mendime, duhet te keme materiale informative te sakta dhe te pa aneshme te derguara nga ana e juaj. Ne menyre qe te japish mendime, keshilla dhe sugjerime duhet te keshe kohen ne dispozicion per problemet e ndryeshme qe dalin gjate rruges dhe jetes aktive.
Lidhur me cilat tema nga dy sesionet e Kinës dëshironi të merrni informacion?
Zbatimi i ligjit ne menyre te barabarte, konkurrenca e ndershme dhe lufta kunder korrupsionit eshte celesi i cdo fitorje politike, ekonomike dhe sociale. Shtresa e mesme e popullsise eshte shtylla kurrizore e zhvillimit te vendit. Taksat dhe tatimet duhet te jene te tilla aq sa mos te behen barriera te pa kapercyeshme per zhvillim, per investim, per begati dhe mireqenie. Me shtresen e varfer duhet me qene te kujdeshem sepse s'ke cfare tu marrish, por duke u munduar me i integruar ne jeten e perditeshme. Ato te moshes te vogel dhe te adolishences me arsim, shkollim te detyruar deri sa te dalin ne jete dhe te ecin me kembet e tyre. Kurse familjareve te tyre punesim. Kurse me "shtresen e larte dhe te super te pasur" duhet te mos lejohen te behen pengese per zhvillimin dhe begatine e vendit per interesa te tyre personale, private dhe te krijojne monopole qe nuk lejojne te tjeret qe te ecin perpara me merite.
Si e komentoni ndikimin e zhvillimit ekonomik të Kinës mbi ekonominë shqiptare dhe atë botërore?
Shqiperia ne vecanti dhe Ballkani ne pergjithesi per Kinen eshte treg i vogel. Treg i madh eshte kontinenti Afrikan me pasuri te medha tokesore dhe nentokesore. Nder disa rajone te botes Kina thjeshte mund te beje shkembime te ndersjellta tregtare, sepse jane vende pa garanci politike, ekonomike dhe sociale. Ku investimet e Kines mund te shkojne dem nga luftera te mbrendeshme te castit dhe civile te ketyre vendeve, te karakterit politik dhe fetar. Ne lidhje me Shqiperine, nuk ke se cfare te merret shembull se ka 25-se vjet qe nderton nje kapitalizem te eger, primitiv, te karakterit skllavopronar dhe feudal. Shqiperia konsiderohet si vendi me i varfer dhe i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope. Qe te investojsh ne Shqiperi, pala kineze, duhet te kete nga pala shqiptare, nga grupe te mirefillta ekspertesh studime, programe dhe projekte. Te cilat mungojne.
Qeveria kineze është shprehur se deri në vitin 2020 do të garantojë mirëqenien për të gjithë të varfrit në Kinë. Si i vlerësoni veprimet e autoriteteve kineze për çrrënjosjen e varfërisë dhe përmirësimin e jetesës së popullit?Kjo filozofi e mireqenies ne teori dhe ne praktike ne Kine mund te realizohet vetem neqoftese ne krye te shtetit dhe qeverise kineze kemi njerez te perkushtuar, te ndershem dhe te pakorruptuar. Si teori e sukseshme qe mund te vihet ne zbatim eshte teoria kapitaliste moderne social-demokrate. Shembujt dhe praktikat jane te gateshme duke marre ne studim dhe ne praktike si veprohet ne vendet, shtetet dhe popujt me zhvillim, begati, mireqenie te larte. Duke filluar nga vendet Skandinave si veprojne. Shteti dhe qeveria kineze duhet qe ne fillim ti japi rendesi biznesit te vogel, se ky eshte sektori qe jep me shume duke hapur vende pune komplet familjes. Investimet e Kines duhen deri sa i intereson mbrenda permbrenda Kines, pastaj ajo qe teprojne jashte vendit.