PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Legjenda e Vitit të Ri Kinez
2016-02-04 18:34:04 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e Pranverës: Viti i Ri Kinez

Festa e Pranverës është festa tradicionale më e rëndësishme për kinezët. Është viti i ri tradicional kinez, d.m.th. dita e parë sipas kalendarit bujqësor kinez. Por sipas kalendarit diellor, kjo festë nuk ka një ditë fikse, por ajo kremtohet në një ditë midis dhjetëditëshit të tretë të janarit dhe mesit të shkurtit.

Festa e Pranverës ka një histori gati 3 deri 4 mijë vjeçare. Në fillim njerëzit kremtonin korrjen e bollshme, duke pritur vitin e ri. Më vonë, doket e zakonet e festës janë pasuruar gjithnjë e më tej. Festa e Pranverës bëhet festa më e rëndësishme tradicionale dhe për të ka 3 ditë pushimi. Sot shumë vende të Azisë Lindore, ku banojnë emigrantë kinezë, kremtojnë festën ashtu si Kina. Nëse keni miq ose kolegë kinezë, do të keni rastin të kremtoni Vitin e Ri Kinez së bashku me ta.

Ashtu si Festa e Krishtlindjes, edhe Festa e Pranverës është dita e bashkimit të familjes. Në kuadrin e saj, aeroportet, stacionet e trenit dhe rrugët automobilistike në Kinë, mbajnë peshën më të madhe të transportit të udhëtarëve. Kjo periudhë quhet ndryshe edhe "transporti i Festës së Pranverës".

Por ndryshe nga Krishtlindja, Festa e Pranverës është viti i ri laik, nuk i përket ndonjë besimi fetar. Megjithatë, besimtarët budistë dhe taoistë shkojnë në tempuj.

Legjenda e Vitit të Ri Kinez

Në kinezisht Dita e vitit të ri është Guo Nian, që do të thotë "të festosh një vit të ri", por fjala Nian shqiptohet e ngjashme me një fjalë tjetër që nënkupton "monstër". Kjo mostër sipas mitologjisë kineze ka trup gjarpri dhe kokë me brirë dhe natën e ndërrimit të viteve dilte nga deti për të ngrënë njerëz në fshatrat përreth. Kjo shkatoi frikë të madhe te njerëzit derisa një plak i mençur flokëbardhë i këshilloi që për të trembur monstrën të vendosnin letra të kuqe në anë të portave të shtëpive dhe të digjnin bambu, që të krijohej zhurme (që më pas u shndërrua në fishekzjarre). Legjenda përfundon me një fund të lumtur, që pasi banorët kryen këshillën e plakut të mençur monstra nuk u afrua më në fshatin e tyre. Pikërisht detajet e kësaj legjende si dekorimi i shtëpisë me letra të kuqe të formave të ndryshme, ku me hieroglife shkruhen urime për shëndet, fat dhe begati por edhe fishekzjarrët plot ndriçim e zhurmë janë pjesë përbërëse e festimit tradicional të vitit të ri kinez edhe në ditët tona.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China