PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Jo standarde të dyfishta në sigurinë kibernetike
2015-12-16 15:32:08 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje të mërkurën bashkësisë ndërkombëtare të bashkëpunojë për të luftuar krimet kibernetike dhe terrorizmin në internet.

Duke folur në Konferencën e 2-të Botërore të Internetit, kreu i shtetit kinez paraqiti gjithashtu pesë propozime për një bashkësi fatesh të përbashkëta në hapësirën kibernetike.

Xi Jinping-u theksoi se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në mbrojtjen e sigurisë kibernetike: "Nuk duhen lejuar standardet e dyfishta në ruajtjen e hapësirës kibernetike. Nuk mund të kemi siguri vetëm për një ose disa vende, duke e lënë pjesën tjetër të pasigurt. Aq më pak dikush duhet të kërkojë të ashtuquajturën 'siguri absolute' të vet në dëm të sigurisë së të tjerëve."

Presidenti Xi vuri në dukje gjithashtu se hapësira kibernetike nuk duhet të shndërrohet në një fushë beteje mes vendeve të ndryshme.

Konferenca e 2-të Botërore e Internetit filloi të mërkurën në mëngjes në Wuzhen të Kinës Lindore. Në këtë konferencë do të diskutohet mbi qeverisjen globale të internetit dhe për sektorin e internetit si një motor i rritjes ekonomike. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China