Kryeministrat e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (O.B. të Shangait) u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal në kuadër të kornizave përfshi iniciativën "Një brez, një rrugë".
Zotimi vjen pas përfundimit të martën, të takimit dyditor në qytetin Zhengzhou të Kinës.
Pas takimit u lëshua një deklaratë ku thuhet se bashkëpunimi i ardhshëm ekonomik do të fokusohet tek infrastruktura dhe investimet në kapacitetin e prodhimit.
Ata ritheksuan gjithashtu mbështetjen për iniciativën "Një brez, një rrugë", duke besuar se kjo iniciativë do të ndihmojë ekonominë rajonale dhe mbrojtjen e paqes.
Deklarata e përbashkët ritheksoi gjithashtu risitë teknologjike dhe mundësinë e krijimit të zonave të bashkëpunimit ekonomik.
Ata miratuan buxhetin e Organizatës për vitin 2016 dhe vendosën që takimi i ardhshëm do të mbahet në Kirgizistan. (Albana)