PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diskutohet lidhja e planeve të investimeve Kinë-Europë
2015-11-16 09:20:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 对接---Duì jiē---Bashkim

Zyrtarë dhe studiues nga Kina dhe Bashkimi Europian diskutuan të hënën në Bruksel bashkimin e nismës së Kinës "Një Brez, një Rrugë" me zbatimin e "Planit të Investimeve të BE-së" i njohur ndryshe si plani i Juncker-it.

Konsultimet u zhvilluan në kuadër të forumit Bashkëpunimi mbi Lidhjen dhe Investimet Kinë – Europë. Në fokus të forumit ishte ekonomia dixhitale dhe tregtia elektronike.

Nënkryetari i Komisionit Europian Jyrki Katainen tha se 40-vjetori i krijimit të marrëdhënieve diplomatike kino-europiane ofron një shans të mirë për të parë arritjet e shënuara dhe hartuar planet për të ardhmen.

"Në takimin e qershorit midis udhëheqësve të Kinës dhe Europës dhe dialogun e bashkëdrejtuar nga unë dhe zv./kryeministri kinez Ma Kai për zhvillimin e lidhjes ekonomike tregtare dypalëshe ramë dakord që investimet dhe lidhjet e gjithanshme do të jenë fokusi ynë i përbashkët. Tani, janë formuar kanale tregtare dhe janë shfaqur fenomene për mundësinë e shtimit të investimeve. Ne po hartojmë strategjinë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me partnerë të rëndësishëm si Kina, që mund të na sjellin interesa të mëdha," tha z. Katainen.

Komisioneri europian shtoi gjithashtu se BE-ja ka pritshmëri të larta për të forcuar bashkimin mbi strategjitë me Kinën dhe mirëpret anëtarësimin e Kinës si një vend jashtë rajonit në planin europian të investimeve. Katainen përshëndeti gjithashtu aplikimin e Kinës për t'u anëtarësuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas tij, të dy palët duhet të përpiqen të përfundojnë bisedimet për marrëveshjen e investimeve para vitit 2016.

"Investimeve kineze kanë rëndësi të jashtëzakonshme për ndërtimin infrastrukturor në Azi dhe Europë. Unë mirëpres themelimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore me nismën e Kinës, gëzohem të shoh gjithashtu që 28 vendet anëtare të BE-së e përkrahën njëzëri përfshirjen e Kinës në BERZH. Të gjitha këto mund të sigurojnë investime të nivelit të lartë në projekte kyçe për të lidhur më ngushtë të dy kontinentet," tha z. Katainen.

Në forumin, ambasadorja e Kinës për BE-në, Yang Yanyi bëri thirrje që të dy palët t'i trajtojnë marrëdhëniet dypalëshe me largpamësi.

"Kina dhe Europa duhet të jenë të hapur dhe të pranueshëm, duke e konsideruar zhvillimin e njëri tjetrit si një shans të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, duke kontrolluar me maturi probleme të ndjeshme për të garantuar që divergjencat apo mosmarrëveshjet ideologjike të mos ndikojnë mbi zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve," tha znj. Yang.

Kur po të hënën, kur kryetari i Komitetit të Rajoneve të BE-së, Markku Markkula që sapo mbërriti në Bruksel pas vizitës në Kinë u shpreh se urbanizimi dhe industrializimi sipas modelit të ri po përhapet me shpejtësi në Kinë, duke sjellë mundësi të mëdha për thellimin e bashkëpunimit rajonal midis Kinës dhe Bashkimit Europian.

Komiteti përkrah bashkimin e nismës së Kinës "Një Brez, një Rrugë" me "Planin e Investimeve të BE-së", bashkëpunimin Kinë-Europa Qendrore e Lindore, lidhjet midis Kinës dhe Europës dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dixhitale e tregtinë elektronike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China