"Asnjë forcë nuk mund të ndajë dy anët e ngushticës së Tajvanit, të cilat i përkasin 'një familjeje'", i tha Xi Jinping-u të shtunën në Singapor Ma Ying-jeou-së.
Zhvillimi 66-vjeçar i marrëdhënieve në të dy anët e ngushticës tregon se pavarësisht se sa prova të rënda kanë kaluar të dy palët dhe se për sa kohë e kanë izoluar njëra tjetrën, ato nuk mund ndahen, tha Xi gjatë takimit të udhëheqësve të të dy brigjeve në Singapor.
"Ne jemi vëllezër të lidhur prej mishi, pavarësisht kockave të thyera," tha Xi.