Avioni kinez për pasagjerë C919 do të kryejë fluturimin e parë të provës vitin ardhshëm.
Modeli C919 është avion i madh pasagjerësh me 158 vende, i pari që prodhohet tërësisht nga Kina. Ai ka një standard fluturimi prej 4,075 km dhe u prodhua nga Korporata Tregtare e Avionëve të Kinës (COMAC).
Avioni C919 do të kalojë në prova të shumta përpara nisjes së fluturimeve zyrtare. Korporata COMAC tha se ka marrë 517 porosi nga 21 klientë nga brenda dhe jashtë vendit. (Albana)