Pas daljes nga prodhimi të avionit të madh C919 për pasagjerë, i projektuar dhe montuar tërësisht nga Kina, presidenti Xi Jinping përcolli urimet e tij për grupin e punës dhe bëri thirrje për përgatitje të kujdesshme për fluturimin e parë të tij.
Xi tha në mesazhin e tij se siguria dhe cilësia duhet të jenë parësore gjatë përgatitjes për fluturimin e parë, i cili është parashikuar të kryhet vitin e ardhshëm.
Avioni C919, që është zhvilluar nga Korporata e Avionëve Tregtarë të Kinës (COMAC), pritet të konkurrojë me modelet e përditësuar të Airbus 320 dhe gjeneratën e re të avionëve Boeing 737. (Leftion Peristeri)