Presidenti kinez Xi Jinping ka takuar udhëheqës të tjerë të huaj që ndodhen në Pekin për të marrë pjesë nesër në festimet e Ditës së Fitores.
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro është një tjetër udhëheqës që ka mbërritur në Pekin. Gjatë takimit, Xi Jinping i tha Maduro-s se Kina shpreson të ndihmojë Venezuelën për të përmirësuar kapacitetin e saj industrial.
Presidenti kinez e ka mirëpritur edhe homologun sudanez Omar al-Bashir. Xi tha se Kina dhe Sudani janë drejt krijimit të një partneriteti formal strategjik. Kjo do të përfshijë rritjen e bashkëpunimit në fusha të tilla si nafta, infrastruktura, bujqësia dhe energjia e rinovueshme.
Presidenti kinez zhvilloi gjithashtu bisedime me udhëheqësit nga Vanuatu-së dhe Papua Guineas së Re. (Leftion Peristeri)