Në Tibet ka energji të pasur diellore. Përqindja e shfrytëzimit të energjisë diellore në Tibet zë vendin e parë në Kinë. Çdo vit energjia diellore e përdorur në Tibet është baras me 130 mijë tonë qymyrgur standard. Tani bujqit e blegtorët tibetianë kanë 150 mijë furra me energji diellore. Në saje të përdorimit të energjisë diellore, 500 mijë bujq e blegtorë i dhanë lamtumirën historisë pa energji elektrike dhe afro 700 mijë bujq e blegtorë janë favorizuar nga produktet e ndryshme të energjisë diellore.