PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prindërit kinezë preferojnë djemtë, apo vajzat
2015-06-08 09:18:26 CRI Komenti juaj Printoni

Djalë apo vajzë ?

Një studim i fundit i kryer në Kinë tregon se gjithnjë e më shumë prindër janë të lumtur kur fëmija e tyre është vajzë, por kjo shpesh nuk ndodh me prindërit që kanë djem. Me këtë studim del se tashmë ka ndryshuar mentaliteti i shoqërisë kineze që pëlqente më shumë djemtë se vajzat. Në traditën kineze thuhet se djemtë përmirësojnë lumturinë e familjes , gjë që shprehej me preferencën për fëmijë meshkuj në familje.

Por aktualisht prindërit e djemve janë më pak të lumtur se ata të vajzave, kryesisht kur fëmijët e tyre janë të grupmoshës 17-30 vjeç. Ky është njëri nga rezultatet e studimit të kryer nga Lu Fangwen, profesor i asociuar i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Renmin si dhe nga Liu Guoen, profesor i Universitetit të Pekinit.

Dallimi i nivelit të lumturisë mes prindërve të djemve dhe atyre të vajzave vërehet dukshëm kur fëmijët e tyre janë në moshën 24-30 vjeç, që tradicionalisht përkon me kohën e krijimit të familjeve nga të rinjtë. Sipas profesorit Lu shkak I këtij dallimi është se në traditën kineze, meshkujt duhet të blejnë shtëpi para se të martohen.

Rritja e madhe e çmimeve të apartamenteve të banimit ka krijuar stress të madh tek djemtë e rinj që planifikojnë të martohen, por edhe tek prindërit e tyre. Sipas studimit të mësipërm, shqetësim më të madh kanë familjet e djemve nga qytetet, ku blerja e një apartamenti është shpenzim I konsiderueshëm.

Lidhur me këtë dukuri professor Liu thotë se para hapjes së Kinës në vitet 80-të të shekullit të kaluar, shoqëria kineze nuk kishte qasje të madhe me traditën. Sipas saj fëmijët meshkuj mbajnë gjallë emrin e familjes, si dhe djemtë punojnë dhe ndihmojnë mbarëvajtjen ekonomike të familjes. Përgjatë 30 viteve të fundit Kina është përballur me një disnivel të dukshëm të numrit të djemve dhe vajzave, që është pasqyruar dhe në institucionin e martesës. Nëse një djalë i ri do të martohet në shoqërinë moderne kineze, familja e tij duhet të bëjë shpenzime të mëdha. Ndërsa prindërit e djemve bëjnë sakrifica të mëdha ekonomike për të blerë një apartament për djalin në moshë martesore, familja e vajzës nuk e ka fare këtë shqetësim.

Në vitin 2014 në Kinë u shënua lindja e 115.88 djemve për 100 vajza, ndërkohë që raporti normal i OKB-së është 103 -107 djem për çdo 100 vajza, thekson Xinhua.

Yuan Xin, professor i Institutit të Studimeve të Popullsisë dhe Zhvillimit pranë Universitetit Nankai thekson se një djalë kinez në moshën e martesës duhet të jetë i arsimuar dhe të ketë një punë të mirë për të bindur një vajzë që të martohet me të. Kjo dukuri ngjan me një presion ndaj djalit dhe prindërve të tij.

Studimi vëren se fëmijët djem ulin nivelin e lumturisë së prindërve mbi 50 vjeç. Në Kinën moderne sikur po zhduket tradita që djemtë e rritur edhe pas krijimit të familjes duhet të kujdesen për prindërit e moshuar. Studimi thekson se numri i prindërve që bashkëjetojnë me familjet e djemve është i barabartë me atë të atyre që bashkëjetojnë me familjet e vajzave.

Profesori Yuan shpjegon se në të kaluarën bazuar në mësimet e Konfucit, djali më i madh duhet të kujdesej për prindërit e moshuar. Ndërsa në shoqërinë moderne, prindërit e moshuar më shumë gëzojnë kujdesin e shoqërisë se sa të fëmijëve.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China