2015-2-19 3:57:05
Shaban Basha shpreh miratim për luftën kundër korrupsionit në Kinë dhe masat e Kinës për mbrojtjen e mjedisit i quan pozitive dhe shpresëdhënse. Nga ana tjetër, për të ekonomia kineze është shumë e përparuar dhe ka nxitur zhvillimin e ekonomisë botërore. Z. Basha e vlerëson si "koherente" diplomacinë kineze gjatë vitit 2014. Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit janë temat me më shumë interes për të nga dy sesionet e këtij viti.
Rafiq :
2015-2-8 21:49:41
Z. Rafiq është i mendimit se krijimi i sistemit të deklarimit të pasurisë është një mënyrë e mirë për të luftuar korrupsionin në Kinë, kurse pakësimi i përdorimit të makinave private është në të mirë të mbrojtjes së mjedisit në vend. Për të ekonomia kineze ka bërë përparime të mëdha gjatë vitit 2014. Ai e quan si të drejtë forcimin e bashkëpunimit ekonomik të Kinës me vendet e tjera nëpërmjet zbatimit të nismës "Një Brez e Një Rrugë".