2. Vitet e fundit është shtuar bashkëpunimi mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore dhe janë zgjeruar fushat e këtij bashkëpunimi. A mund të na thoni se cilat fusha qeveria shqiptare i sheh me përparësi në zhvillimin e bashkëpunimit me palën kineze dhe a keni hartuar ndonjë plan për këtë bashkëpunim?
3. Shqipëria ka fituar tashmë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në cilat drejtime planifikon të punojë më shumë qeveria juaj për të realizuar anëtarësimin përfundimtar të Shqipërisë në BE?
4. Keni zhvilluar një sërë aktivitetesh, me synim përmirësimin e kushteve të shërbimit turistik të vendit, si pastrimi i plazhit, rregullimi i mjedisit në zonat turistike etj. Çfarë masash të tjera mendoni të merrni në këtë drejtim dhe çfarë përvojash do të dëshironit që turistët e huaj, përfshirë edhe ata kinezë, të përjetonin në Shqipëri?