Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Mongolisë Tsakhya Elbegdorg nënshkruan në Ulan Bator "Deklaratën e përbashkët kino-mongole për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik".
Të dyja palët kanë garantuar mbrojtjen e sovranitetit, të sigurisë dhe të tërësisë territoriale të palës së tjetër, theksuan se nuk do të nënshkruajnë asnjë traktat në dëm të sovranitetit, të sigurisë dhe të tërësisë territoriale të palës së tjetër, se nuk do të marrin pjesë në asnjë aleancë në dëm të sovranitetit, të sigurisë dhe të tërësisë territoriale të palës së tjetër.
Kina respekton dhe përkrah statusin e Mongolisë si një vend pa armë bërthamore. Të dyja palët kundërshtuan transportin ose ruajtjen në Mongoli të materialeve të përdorura bërthamore. (Fani)