Delegacione nga vende të ndryshme të botës po i drejtohen Nanjingut, për të marrë pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Lojrave Olimpike Rinore. Atletët nga Vietnami, Uganda dhe Rusia janë nisur të mërkurën nga vendet e tyre, për të qenë të pranishëm në Olimpiadën e dytë Rinore.
Atletët do të garojnë në 7 disiplina sportive, ndër të cilat not, peshëngritje, gjimnastikë, vozitje, taekwondo, badminston dhe beach volley. Kjo veprimtari olimpike mbledh në qytetin Nanjing të Kinës atletë të rinj nga e mbarë bota. Lojrat Olimpike Rinore do të zhvillohen nga 18-28 gusht. (Eda Merepeza)
foto nga 佚名 / 东方IC
foto nga 佚名 / 东方IC