Kryeministri kinez Li Keqiang u nis sot paradite për në zonat e prekura nga tërmeti në Yunnan të Kinës Jugperëndimore, për t'u njohur nga afër me gjendjen dhe për të drejtuar punët e shpëtimit.
Z. Li u ka kërkuar sektorëve përkatës të përpiqen me të gjitha forcat për shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënoja dhe mjekimin e të plagosurve.
Ndërkohë, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u ka kërkuar punonjësve të shpëtimit të vënë në vend të parë shpëtimin e jetës së njerëzve, të përpiqen për pakësimin e numrit të viktimave, si dhe të sistemojnë banorët e prekur nga tërmeti. (Jiang Lei/Artani)