PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fubollist shqiptar në Kupën e Botës 2014
2014-06-30 16:13:21 CRI Komenti juaj Printoni

Megjithëse Shqipëria nuk merr pjesë në Kupën e Botës Brazil 2014 , në festën më të madhe të futbollit botëror fubollistët shqiptarë nuk mungojnë. Kush janë ata? Le t'i shohim më poshtë.

Pesë lojtarë shqiptarë në ekipin kombëtar të Zvicrës

Xherdan Shaqiri

Mesfushori i "Bajernit" të Munihut në Bundesligën gjermane Xherdan Shaqiri është një ndër pesë lojtarët me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane. Duke rënë në sy që në ekipin e vet të parë, Bazel i Zvicrës, Shaqiri është lëvdëruar gjerësisht për lojën e vet të shpejtë si me top, ashtu edhe pa top.

Emri: Xherdan Shaqiri

Ditëlindja: 10 tetor 1991

Vendlindja: Gjilan, Kosovë

Gjatësia: 1.69 m

Pozicion: Mesfushor (krahu)

Xherdan Shaqiri ka lindur në Gjilan të Kosovës në vitin 1991. Një vit pas lindjes së Xherdanit prindërit e tij emigruan në Zvicër. Xherdan Shaqiri ka nënshtetësi të dyfishtë: zvicerane dhe shqiptare. Nënshtetësinë zvicerane e mori nëpërmjet natyralizimit.

Uebsajti zyrtar i FIFA-s e përshkruan Shaqirin si "i paparashikueshëm me topin, i aftë me të dy këmbët, i mprehtë para portës dhe me vizion të shkëlqyer". Ai është mbiquajtur " Messi Alpin " dhe " shkurtabiqi magjik".

Më 9 shkurt 2012 "Bazeli" njoftoi se Shaqiri e kishte pranuar transferimin në Bundesligën gjermane, pikërisht te "Bajerni" i Munihut, për sezonin 2012-'13. Pagesa e transferimit njoftohet se ishte 11.6 miliomë euro, Shaqiri nënshkroi një kontratë katërvjeçare me gjigandët gjermanë deri më 30 qershor 2016, duke fituar rreth 2 milionë euro çdo sezon.

Në Kupën e Botës Brazil 2014 Shaqiri ka shkëlqyer, duke shënuar një tregolësh kundër Hondurasit, që e kualifikoi Zvicrën për në fazën e dytë.

Admir Mehmedi

Admir Mehmedi luan si sulmues për "Freiburg"-un po në Bundesligën e Gjermanisë.

Emri: Admir Mehmedi

Ditëlindja: 16 mars 1991

Vendlindja: Bruksel Belgjikë

Gjatësia: 1.8 m

Pozicioni: Mesfushor

Admir Mehmedi ka lindur në Gostivar të Maqedonisë në një familje shqiptare. Kur ishte dy vjeç, familja e tij emigroi në Zvicër. Admir Mehmedi luajti fillimisht për ekipin lokal "Bellinzona", pastaj për FC "Winterthur", ku u zbulua nga ekipi i "Zyrihut". Në vitin 2006 ai shkoi në Zyrih, ku fillimisht luajti me ekipin e të rinjve përpara se t'i bashkohej në vitin 2008 ekipit të parë të "Zyrihut".

Së bashku me Xherdan Shaqirin, Mehmedi shihet si e ardhmja e futbollit zviceran.

Në vitin 2013 Admir Mehmedi nisi të luajë për "Freiburg"-un, dhe pas një sezoni mjaft prodhimtar, duke shënuar12 gola, më 26 maj 2014 "Freiburg"-u e bleu Mehmedin për një shumë të lartë, 6 milionë euro. Drejtuesi sportiv i "Freiburg"-ut Klemens Hartenbach është shprehur se Admir Mehmedi " është një lojtar sulmues i gjithanshëm, që e kupton lojën dhe e ka teguar që mund të luajë në nivelin më të lartë".

Në Kupën e Botës të Brazilit, Mehmeti deri tani ka shënuar një gol kundër Ekuadorit.

Valon Behrami

Valon Behrami tani luan si mesfushor për "Napolin", teksa ka luajtur më pare edhe për "Lazio", "West Ham United" dhe "Fiorentina".

Emri: Valon Behrami

Ditëlindja: 19 prill 1986

Vendlindja: Mitrovicë, Kosovë

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Mesfushor

Valon Behrami ka lindur në Mitrovicë të Kosovës. Kur ishte pesë vjeç, prindërit e tij humbën punën, si pasojë, familja emigroi në Stabio, një fshat zviceran. Nëna e Behramit tregon:"Kur ishte i vogël, vrapimi ishte argëtimi më i preferuar i Valonit: ai kurrë nuk lodhej, edhe tani nuk zë vend për një sekondë. Ai gjithmonë ka nevojë të ketë një top te këmbët."

Behrami filloi të luajë futboll me klubet zvicerane "Stabio", "Chiasso" dhe "Lugano". Pas disa paraqitjeve mbresëlënëse te kjo e fundit, ai nisi të luajë për ekipet italiane "Genoa", "Udinese" dhe "Verona".

Në janar 2006 Behrami u ble nga "Lazio" për 2.7 milionë euro. Në korrik 2008 ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë paund me ekipin e "Premier League"-s "West Ham United". Në vitin 2011 Valon Behrami u kthye përsëri në Itali, duke luajtur fillimisht për "Fiorentinën" e tashmë për "Napolin".

Valon Berhami është prej lojtarëve më të vjetër të kombëtares zvicerane.

Granit Xhaka

Granit Xhaka luan me "Borussia" Mönchengladbach në Bundesligën gjermane.

Granit Xhaka ka lindur në Bazel të Zvicrës nga prindër shqiptarë. Edhe vëllai i tij i madh, Taulant Xhaka, është gjithashtu një futbollist profesionist. Familja e tyre emigroi nga Kosova në Zvicër para lindjes së Granitit.

Emri: Granit Xhaka

Ditëlindja: 27 shtator 1992

Vendlindja: Bazel, Zvicër

Gjatësi: 1.83 m

Pozicioni: Mesfushor

Ish-trajneri i "Bazelit" Thorten Fink është shprehur se Xherdan Shaqiri është talenti më i madh në Zvicër pas Granit Xhakës. Trajneri i tanishëm i ekipit kombëtar të Zvicrës Ottmar Hitzfeld e ka quajtur Granitin "Schweinsteiger i ri".

Në Kupën e Botës të Brazilit, Xhaka deri tani ka shënuar një gol kundër Francës.

Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili luan me "Napolin" në Serie A, në Itali.

Emri: Blerim Xhemaili

Ditëlindja: 12 prill 1986

Vendlindja: Tetovë, Maqedoni

Gjatësi: 1.79 m

Pozicion: Mesfushor

Prindërit e Blerim Xhemailit janë shqiptarë nga Bogovina në Maqedoni. Kur ishte 4 vjeç, Blerimi me familjen e tij emigruan në Zurih të Zvicrës. Në moshën 9-vjeçare ai u përfshi në klubin "Oerlikon" të Zurihut, ndërsa një vit më pas në "Unterstrass". Kur ishte 14 vjeç ai luajti me ekipin e kategorisë së tretë "YF Juventus", pastaj në moshën 15-vjeçare, u kthye në "FC Zurih", ku pas dy vjetësh u bë pjesë e ekipit të parë.

Në Kupën e Botës të Brazilit, Xhemaili deri tani ka shënuar një gol kundër Francës.

Graham Jonathan Zusi

Graham Jonathan Zusi lindi në vitin 1986 në Longwood, Florida, ShBA. Ai luan tani në "Sporting" të Kansas Sitit dhe ekipin kombëtar të ShBA-së.

Gjatë tre ndeshjeve të para në Kupën e Botës 2014, ai ka dhënë dy asiste, duke ndihmuar shumë për ShBA-në.

Emri: Graham Jonathan Zusi

Ditëlindja: 18 gusht 1986

Vendlindja: Longwood, Florida, ShBA

Gjatësia: 1.78 m

Pozicioni: Mesfushor

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ka luajtur për 3 vjet me "Manchester United", qysh nga viti 2011, në moshën 16-vjeçare.

Emri: Adnan Januzaj

Ditëlindja: 5 shkurt 1995

Vendlindja: Bruksel, Belgjikë

Gjatësi: 1.8 m

Pozicioni: Mesfushor

Adnan Januzaj ka mjeshtëri të gjithanshme dhe konsiderohet si "Beckham" i Belgjikës. "Manchester United" nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare më 19 tetor 2013 me Januzajn. Më 3 dhjetor 2013, ai u vlerësua nga BBC-ja si "Personalitet i ri i sporteve i vitit": në atë kohë ai kishte luajtur dhjetë ndeshje për "Manchester United".

Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij shqiptare nga Kosova kishte emigruar në vitin 1992.

Januzaj e nisi karrierën me "Brussels", por kaloi te "Anderlecht" kur ishte 10 vjeç. Në vitin 2011, në moshën 16-vjeçare, kaloi te "Manchester United".

Panajot Gjergji Kone (Panagiotis Giorgios Kone)

Panajot Gjergji Kone (Panagiotis Giorgios Kone) luan si një mesfushor sulmues të Bolonjës në Serie A në Itali.

Emri: Panajot Gjergji Kone (Panagiotis Giorgios Kone)

Ditëlindja: 26 korrik 1987

Vendlindja: Tiranë, Shqipëri

Gjatësia: 1.82 m

Pozicioni: Mesfushor

Panajot Kone ka lindur në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Ai e nisi karrierën futbollistike me të rinjtë e skuadrës greke "Olympiacos", përpara se të kalonte me "Lens" në Francë. Pas një viti aty u kthye në Greqi, duke luajtur për AEK-un, e më pas për "Iraklis". Në vitin 2010 ai nisi të luajë për "Brescia"-n në Itali. Në qershor 2013, "Bologna" arriti zyrtarisht një marrëveshje për ta blerë Panajot Konen nga "Brescia" për 1.6 milion euro.

Tani Kone është pjesa e rëndësishme e mesfushës së ekipit kombëtar të Greqisë.

Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi luan si mbrojtës për klubin italian "Sampdoria" dhe kombëtaren e Gjermanisë.

Emri: Shkodran Mustafi

Ditëlindja: 17 prill 1992

Vendlindja: Bad Hersfeld, Gjermani

Gjatësia: 1.84 m

Pozicioni: Mbrojtës

Shkodran Mustafi ka lindur në Gjermani në një familje shqiptare me origjinë nga Gostivari. Ai e filloi karrierën në sistemin e të rinjve të "FV Bebra" dhe pas të "SV Rotenburg". Në vitet 2006-2009 Mustafi luajti për "Hamburger SV" përpara se të bashkohej me "Evertonin". Në vitin 2012 ai nisi të luajë në Itali për "Sampdorian".

Mustafi ka luajtur fillimisht për kombëtaren gjermane nën-17 vjeç. Megjithatë, ai shprehu në media dëshirën për të luajtur për Shqipërinë. Më 22 janar 2014, media shqiptare njoftoi se Mustafi mund të thirrej për një ndeshje miqësore të Shqipërisë. Megjithatë, më 28 shkurt 2014 Joachim Löw e thirri Mustafin në skuadrën kombëtare gjermane për një ndeshje miqësore kundër Kilit. Më 13 maj, ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar në një tjetër ndeshje miqësore kundër Polonisë. Në Kupën e Botës të Brazilit ai ka luajtur si zëvendësues në dy ndeshjet e para.

Ka 9 futbollistë me gjak shqiptar në këtë kupë bote. Të gjitha ekipet e tyre (Zvicra, Greqia, Belgjika, ShBA-ja, Gjermania) janë kualifikuar për në fazën e dytë, kështu që do të kemi mundësinë t'i shohim përsëri në ndeshjet në vijim. Ata janë pjesë e pandashme e ekipeve të tyre ku luajnë, por ndonëse luajnë në emër të vendeve të tjera, kur ata shkëlqejnë në arenën e futbollit, edhe Shqipëria do të shkëlqejë në botë. Ata janë krenaria e kombit shqiptar! (Artan/Zhang Nan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China