PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping, qëndrueshmëria në Xinjiang të jetë e vazhdueshme
2014-05-30 16:01:17 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping po bën thirrje për ndëshkim më të fortë ndaj sulmeve terroriste në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur-it. Komentet e tij erdhën pas konferencës dyditore mbi rajonin që u mbajt në Pekin. Konferenca theksoi se qëndrueshmëria e rajonit duhet të jetë e vazhdueshme.

Në të njëjtën kohë, theksohet se në rajon duhet nxitur punësimi, përmirësimi i arsimit dhe reduktimi i varfërisë, me synim për të ulur tensionet dhe bërë më efikase luftën kundër terrorizmit.

Politika të posaçme do të ndërmerren për të zhvilluar jugun e rajonit. Plani për zhvillimin e pjesës jugore u ngrit për herë të parë në nivelin e planifikimit të përgjithshëm të vendit.

Për ekspertët, qëndrueshmëria dhe siguria afatgjatë konsiderohen si më të rëndësishmet, duke marrë parasysh gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e rajonit.

Kjo është hera e parë që pas Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, që udhëheqja qendrore diskuton posaçërisht për punën në Xinjiang.

Situata në rajonin autonom vjen në qendër të vëmendjes, pas dhunës në rritje dhe sulmit të fundit terrorist që la 39 të vdekur. Policia e rajonit do të drejtojë tani edhe operacionin një vjeçar kundër terrorizmit. Presidenti Xi Jinping kërkoi përmirësimin e qeverisjes në rajon. Ai theksoi goditjen më ashpër ndaj veprimeve terroriste.

Xu Jianying, nga Akademia e Shkencave Sociale e Kinës, thotë se problemi më i rëndë është terrorizmi dhe dhuna, që kanë dëmtuar seriozisht rendin shoqëror në Xinjiang. Xu thotë se pa ndalimin e dhunës, në rajon nuk mund të realizohet qëndrueshmëria.

Mbledhja e posaçme mbi Xinjiang-un ka vendosur për hartimin e politikave të posaçme për jugun e rajonit për ta ndihmuar të reduktojë varfërinë.

Zoti Xu thekson gjithashtu se rajoni jugor i Xinjiang-ut ka një situatë të ndërlikuar e delikate, ndaj duhet t'i kushtohet vëmendje e nivelit të lartë shtetëror, duke e kthyer madje në epiqendrën e punës.

Jugu i Xinjiang-ut është një rajon i larmishëm i formuar nga shkretëtira dhe lumenj, ndaj ai duhet kthyer në një mjedis të përshtatshëm për banim, me një planifikim më të mirë të qeverisë qendrore.

Përveç këtyre, qyteti Kahshi që po bëhet fronti i hapjes dhe reformës, gjithashtu është edhe porti i rëndësishëm për në Azinë Jugore dhe Qendrore. Këtu ndeshen marrëdhëniet e ndërlikuara kombëtare, politike gjeografike dhe kërcënime tradicionale e jotradicionale.

"Prandaj zhvillimi i Xinjiang-ut jugor duhet të përfshihet në strategjinë kombëtare," thekson Xu Jianying, studiues i Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China