Fjala kyçe: 元宵---Yuán'xiāo---Ëmbëlsi tradicionale kineze
20140207yuanxiao |
Yuanxiao është një ushqim tradicional kinez. Ky ushqim është me formë të rrumbullakët dhe përgatitet me oriz të embël, si dhe me susam të zi, kikirik, çokallatë, dhe fruta të ndryshme.
Me rastin e Festës së Pranverës kremtohet dhe festa "Yuanxiao" në ditën e 15-të të muajit të parë të vitit, sipas kalendarit bujqësor kinez. Këtë vit, kjo festë bie më 14 shkurt. Sipas zakoneve të popullit kinez, Festa e Pranverës kineze, Viti i Ri i Kinës, zgjat deri në festën "Yuanxiao", e cila ashtu si dhe festa të tjera kineze ka një sërë ritesh folklorike.

Festa tradicionale kineze "Yuanxiao" quhet edhe "Nata e plotë", sepse ajo është nata e parë me hënë të plotë në Vitin e Ri, sipas kalendarit bujqësor kinez. Në këtë natë, qytetarët vendosin fenerë me ngjyra të larmishme, prandaj në këtë ditë kremtohet dhe "Festa e Fenerëve". Në këtë datë qytetarët kryejnë dy rite: soditin fenerët dhe hanë ushqimin e quajtur "Yuanxiao".
Pse varen fenerët në këtë festë? Sipas gojëdhënës, në vitin 180 para erës së re, perandori i dinastisë Han, në perëndim të Kinës –Hanvendi, hipi në fron në ditën e 15-të të muajit të parë të Vitit të Ri, sipas kalendarit bujqësor kinez. Për të kremtuar këtë ditë, perandori Hanvendi vendosi ta caktonte këtë ditë si "Festa e Fenerëve".Çdo vit në këtë natë ai dilte nga oborri perandorak për shëtitje dhe kremtonte sëbashku me popullin.


Në këtë ditë në çdo familje dhe kudo në rrugë e rrugica vareshin fenerë shumëngjyrësh të formave të ndryshme, që soditeshin nga njerëzit.Deri në vitin 104 para erës së re, festa "Yuanxiao" u përfshi zyrtarisht në listën e festave të rëndësishme të vendit. Nga marrja e këtij vendimi me kalimin e viteve përmasat e festimit bëhen gjithnjë e më madhështore.
Sipas ligjit, në ambjentet publike dhe në çdo familje duhet të vareshin fenerë, sidomos në rrugët kryesore dhe në qendrat kulturore duhet të organizoheshin panaire të mëdha e solemne të fenerëve. Edhe oborri perandorak, tempujt dhe familjet e pasura krijonin fenerë të ndryshëm.Në natën e kësaj feste, banorë të moshave të ndryshme sodisnin gjithë natën fenerët, kërkonin enigma të shkruara në fenerë, vallëzonin e këndonin. Në këtë festë njerëzit gëzoheshin jo vetëm nga formimi i fenerëve dhe soditja e tyre, por edhe konkurronin për sasinë e cilësinë e tyre, kështu kjo festë u shndërrua në një konkurs të fenerëve. Ja se si e përshkruanin ata këtë festë: "Çdovit lulet çelin njësoj, por fenerët janë të ndryshëm "


















