PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi ekonomik Kinë-Europë Qendrore e Lindore ecën me ritëm të shpejtë
2013-11-25 14:48:13 CRI Komenti juaj Printoni

中东欧---Zhōngdōngōu---Europa Qendrore e Lindore

Vitet e fundit, me zhvillimin e shpejtë të globalizimit ekonomik dhe veçanërisht pas krizës globale financiare e krizës së borxheve në Europë, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë pasur bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme, sidomos në anën ekonomike. Më 25 nëntor, kryeministri kinez Li Keqiang merr pjesë në takimin me liderët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, takimi i dytë ky i këtij lloji.

Më 26 prill 2012, takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendore e Lindore u zhvillua në Varshavë, ku kryeministri kinez i atëhershëm Wen Jiabao shpalli 12 masa për nxitjen e bashkëpunimit miqësor me vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe paraqiti propozimin prej 4 pikash për çuarjen përpara të marrëdhënieve midis dy palëve. Po këtë vit, në shtator, u krijua në Pekin sekretariati i bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore dhe njëkohësisht, nisi dhe kredia e posaçme prej 10 miliardë dollarësh e qeverisë kineze për këto vende. Projekti i parë në kuadër të këtij fondi është termocentrali "Staneri" i Bosnjë-Hercegovinës.


 Grupi "HSW" i Polonisë dhe Grupi Liugong

Krahas bashkëpunimit ndërqeveritar, kanë shkuar në vendet e Europës Qendrore e Lindore për investime dhe për hapjen tregut vendas edhe shumë ndërmarrje të mëdha kineze. Grupi Liugong është një prej tyre. Në fillim të vitit 2012, ky grup bleu degën e makinerive të ndërtimit pranë Grupit "HSW" të Polonisë, i cili u krijua në vitin 1937 dhe është një nga prodhuesit më kryesor të makinerive të ndërtimit në Europën Qendrore e Lindore. Kjo blerje bëri shumë bujë në në Poloni dhe konsiderohet si shembull i bashkëpunimit me fitime të përbashkëta midis Kinës dhe Polonisë.

Po në vitin 2012, u vu në funksionim fabrika e montimit në Bullgari e Grupit Kinez të Automjeteve "Great Wall". Kjo është fabrika e parë e ndërmarrjeve kineze për prodhimin e automjeteve të gatshme në një vend të BE-së. Në këtë fabrikë me mbi 500 punëtorë, prodhohen 50 mijë automjet në vit.


Great Wall

Investimet e drejtpërdrejta të ndërmarrjeve kineze kanë nxitur jo vetëm punësimin në vendet e Europës Qendrore e Lindore, por kanë stimuluar edhe zhvillimin e tregtisë dypalëshe. Në vitin 2012 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore arriti në 52.1 miliardë dollarë, kurse vetëm në tre muajt e parë të vitit 2013, vëllimi i investimeve të ndërmarrjeve kineze në këto 16 vende kapi shifrën e 629 milionë dollarëve.

Për të thithur më shumë investime kineze, vendet e Europës Qendrore e Lindore po përpiqen të krijojnë një mjedis të mirë tregtar. Në krahasim me amullinë ekonomike në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore, tregu i Europës Qendrore e Lindore është në zhvillim e sipër dhe vendet në këtë rajon mirëpresin investimet kineze në vendin e tyre me politika të favorshme. Pas krizës së borxheve europiane, këto vende e kanë konsideruar Kinën si shans për zhvillimin.


Bullgari e Grupit Kinez të Automjeteve "Great Wall"

Nga pikëpamja e ndërmarrjeve kineze, forca tërheqëse e Europës Qendrore e Lindore është jo vetëm mjedisi i mirë i investimeve, por edhe statusi i shumë vendeve të këtij rajoni si anëtar i BE-së. Strategjia afatgjatë e ndërmarrjeve kineze është hyrja në tregun e BE-së pikërisht nëpërmjet këtyre vendeve.

Për "daljen" e ndërmarrjeve kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore, qeveria kineze ka dhënë përkrahje dhe inkurajim, duke theksuar se ndërmarrjet kineze duhet të hyjnë dhe të shkrihen me shoqërinë vendase si dhe të marrin përsipër përgjegjësinë shoqërore.

Lidhur me bashkëpunimin midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore, zv.ministri i Jashtëm i Kinës Song Tao është i mendimit se ky bashkëpunim përbën një pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve kino-europiane. Bashkëpunimi vjen nga kërkesat e secilit vend për zhvillimin e vet dhe gjithashtu është vullneti i përbashkët i Kinës dhe i vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China