Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme filipinase Raul Hernadez u shpreh të martën se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka filluar procesin e gjykimit të mosmarrëveshjes mes Kinës dhe Filipineve lidhur me detin e Kinës Jugore. Ai tha se vendi i tij do të bashkëpunojë me të gjitha forcat në këtë proces.
Pekini zyrtar shprehu kundërshtimin për një veprim të tillë. Pala kineze e ka deklaruar shumë herë që ka një bazë të plotë në ligjin ndërkombëtar për të mos e pranuar arbitrazhin ndërkombëtar. (Jiang Lei/Artani)