Këngëtarja nga Tajvani Christine Fan performoi me një koncert solo në Londër.
Ajo shkroi në Weibo se e dashuron Londrën dhe se e shijoi në maksimum qëndrimin e saj të shkurtër aty. Ajo vizitoi Muzeun Viktoria dhe Albert, Abacinë Westminster, si edhe gjeti kohë të shijonte muzikalin "Let It Be" musical.
Këngëtarja e lindur në Shtetet e Bashkuara, e njohur gjithashtu me emrin Fanfan, publikoi albumin e saj "Fanfan's World" në vitin 2000. Ajo është e martuar prezantuesin televiziv Chen Chien-chou.

Michael Bublé zbulon këngën e re me videon: 'It's a Beautiful Day'
Këngëtari Michael Bublé ka zbuluar këngën 'It's a Beautiful Day' që është e para e shkëputur nga albumi i ardhshëm i këngëtarit.
"It's a Beautiful Day" paraprin albumin e ri studio me titull "To Be Loved."
Ai vjen pasi albumit të suksesshëm të vitit 2011 me këngë për Krishtlindje.
Bublé ka bashkëpunuar për katër këngë, përfshirë 'After All' të shkruar me Bryan Adams.
Aktorja Reese Witherspoon shfaqet në duet me Bublé në këngën klasike të Frank Sinatra 'Somethin' Stupid'.
Michael Bublé do të japë 10 shfaqje në Arenën O2 të Londrës në fund të qershorit.
Albumi "To Be Loved" do të prezantohet në muajin prill.
"Tërbimi" i Hugh Jackman
Hugh Jackman duket i tërbuar në posterin e filmit të tij më të ri, "The Wolverine". Aktori shihet i gjunjëzuar në tokë gjysmë-nudo, me muskujt e tendosur në maksimum dhe me kthetrat që i dalin nga duart.

Në një foto tjetër promovuese të filmit, aktori australian shihet me duart e kryqëzuara dhe me kthetrat në plan të parë.
Hugh Jackman ka interpretuar për herë të parë superheroin Wolverine në vitin 2001, në sagën X-Men, por duket se stërvitja e mundimshme po jep frytet duke bërë që aktori të jetë ende i përshtatshëm për rolin.
Filmi "The Wolverine" ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh dhe do të shfaqet për herë të parë në korrik të këtij viti.


















