21 dhjetori i sivjetshëm ishte e ashtuquajtura "dita e fundit e botës". Edhe pse në kohët e sotme shkenca ka përparuar, ende ka njerëz që përfitojnë nga propagandimi i ideve absurde si përplasja e ndonjë planeti me Tokën, shpërthimi i Diellit, fatkeqësia e shkaktuar nga rreshtimi i planeteve në një vijë, ndërkëmbimi i poleve gjeomagnetike etj. Biznesmenët e pamoralshëm, trilluesit qëllimkëqinj dhe filmat a telenovelat që predikojnë pamjet e ditës së fundit të botës, shtuan panikun e njerëzve në mbarë botën. Mirëpo, edhe pse shumë nuk e besuan këtë thashethem të pabazë, ata u bënë pre e mendësisë së konsumit të "fundit të botës", të besëtytnisë dhe të kulturës pop.
Koncepti për fundin e botës në 2012-n vjen nga një keqinterpretim i kalendarit maja. Majatë, që kanë jetuar në Amerikën Qendrore nga viti 2000 para erës sonë deri në vitin 900 të erës sonë, dhanë një ndihmesë të veçantë në vëzhgimin e trupave qiellorë dhe krijimin e kalendarit. Ata llogaritën që herët ciklin e e rrotullimit të Tokës dhe të trupave të tjera qiellorë.
Sipas kalendarit maja, "era e gjatë", që ka filluar nga 13 gushti i vitit 3114 para erës sonë, përfundon më 21 dhjetor të vitit 2012. Pas këtyre 5125 vjetëve, do të fillojë një erë e re.
Më 21 dhjetor, rrezet e diellit ndriçuan përsëri në tokë, duke mposhtur edhe thashethemin për fundin e botës. Në historinë njerëzore njihen afro 200 variante të ndryshme të fundit të botës. Sidomos pas lulëzimit të qytetërimit industrial, thënie të tilla janë shfaqur njëra pas tjetrës, duke pasqyruar edhe shqetësimet e problemet e njerëzve në shoqërinë moderne. Por, që ata të shpëtojnë nga iluzioni i fundit të botës, duhet të forcohet popullarizimi i mëtejshëm i njohurive shkencore dhe të nxitet fryma e shkencës. (Çan Yean/Artani)