PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
9.Koreja e Veriut lëshon satelitin  Situata në Gadishullin Korean ka "provokuar" ndërkombëtarët
2012-12-31 17:55:18 CRI komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut njoftoi më 12 dhjetor lëshimin me sukses të satelitit "Kwangmyongsong-3" me raketëmbajtësen "Unha-2".

Sipas njoftimeve të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Koresë së Veriut, lideri i vendit Kim Jong-un urdhëroi lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi, duke ndjekur më vonë procesin e lëshimit. Sateliti "Kwangmyongsong-3" rrotullohet rreth orbitës së Tokës me një kënd 97.4 gradë dhe periodë 95 minuta e 29 sekonda. Largësia minimale e orbitës nga Toka është 499.7 km, ndërsa ajo maksimale është 584.18 km.

Sipas njoftimeve, "Kwangmyongsong-3", që do të shfrytëzohet për qëllime vëzhgimi, mban pajisje vëzhgimi dhe telekomunikacioni. Pala koreanoveriore e quajti lëshimin e suksesshëm të satelitit si një veprim të drejtë dhe si një ngjarje kthesë në ushtrimin e së drejtës së shfrytëzimit për qëllime paqësore të hapësirës kozmike dhe për zhvillimin e çështjeve kombëtare të teknologjisë dhe ekonomisë së vendit.

Ndërsa bashkësia ndërkombëtare reagoi fort ndaj këtij lëshimi. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi në një deklaratë për të shprehur, Koreja e Jugut kritikoi këtë veprim verikorean si "një shkelje të rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit" dhe "sfidë e kërcënim ndaj sigurisë dhe paqes në Gadishullin Korean dhe të bashkësisë ndërkombëtare". Lidhur me këtë, qeveria japoneze ngriti kundërshtim dhe ShBA-ja e quajti lëshimin e satelitit si "një veprim shumë provokues" që mund të rrezikojë sigurinë rajonale. Pala ruse mendoi se ky incident do të ndikojë negativisht në situatën e përgjithshme në Azinë Verilindore. Kurse Kina shprehu keqardhjen për këtë veprim verikorean që nuk pati parasysh preokupimin e gjerë nga komuniteti ndërkombëtar, duke i nxitur palët përkatëse ta trajtojnë me gjakftohtësi për të mbrojtur qendrueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China