Më 16 tetor policia britanike nisi zyrtarisht hetimin ndaj ish-prezantuesit të BBC-së Jimmy Savile, me akuzën për pedofili. Sipas burimeve të kësaj policie, më shumë se 300 dëshmitarë e kanë akuzuar Savile-n për dhunë seksuale, gjë që është shumë e rrallë.
Jimmy Savile ka qenë një drejtues i famshëm i BBC-së në vitet '60-'80 të shekullit të kaluar, ndërsa kur në moshën e tretë filloi punët e bamirësisë. Ai ka marrë mjaft dekorata të larta dhe iu dha titulli "Sir" nga mbretëresha britanike në vitin 1990. Prandaj skandali i ushtrimit të dhunës seksuale gjatë gjysmëshekullit të kaluar ndaj të miturve dhe të sëmurëve mendorë nga Savile tronditi gjithë shoqërinë britanike. Me thellimin e hetimit u zbulua që edhe shumë yje të tjera të zbavitjes janë të përfshirë në këtë skandal. Në nëntor drejtori i BBC-së dha dorëheqjen. Në fund të po atij muaji filloi procesi gjyqësor ndaj Michael Souterit, një tjetër ish-prezantues i BBC-së i akuzuar për pedofili. Një sërë skandalesh e kanë vënë BBC-në dhe mediet perëndimore në përgjithësi në një krizë besueshmërie. (Wang Xianya/Artani)