Organizata Europiane për Kërkimet Bërthamore (CERN) shpalli më 4 korrik zbulimin e një grimce të re në dy programet eksperimentale të saj "ATLAS" dhe "CMS". Kjo grimcë përmban shumë veçori të përbashkëta me thërrmijën Higgs, për të cilën shkencëtarët kanë kryer me vite të tëra kërkime. Zbulimi tronditi qarqet shkencore.
Ekzistenca teorike e thërrmijës Higgs u parashikua nga shkencëtari britanik Peter Higgs në vitet '60 të shekullit të kaluar. Kjo thërrmijë vlerësohet si burimi i cilësisë së materies. Grimcat e tjera "notojnë" në "detin" e formuar prej thërrmijave Higgs, duke iu nënshtruar atyre dhe duke krijuar inerci, çka përfundimisht prodhon cilësinë, bazën e ndërtimit të gjithësisë.
Ndër të gjitha grimcat e parashikuara nga "modeli standard" i fizikës, ekzistenca e thërrmijës Higgs është vërtetuar e fundit. Ajo është kaq e rëndësishme, por dhe kaq e vështirë për t'u zbuluar, saqë njerëzit e quajtën në fillim "grimca e mallkuar nga Zoti".
Makina e CERN-it për të provuar ekzistencën ose jo të thërrmijës Higgs ka kushtuar dhjetëra miliardë dollarë dhe për ta ndërtuar janë dashur afro 20 vjet. Më shumë se 7 000 shkencëtarë nga 80 vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në krijimin e saj, me qëllimin për të gjetur dëshmi për ekzistencën e "grimcës së Zotit". Nga një këndvështrim shkencor, zbulimi i kësaj grimce është më i rëndësishëm sesa mbërritja në Hënë. (Wang Xianya/Artani)