PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
5.Përkeqësohet situata në Siri   Gjendje e paqëndrueshme në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore
2012-12-31 17:49:59 CRI komenti juaj Printoni

Më 25 maj, në fshatin Houla të provincës së Homsit të Sirisë u vranë 108 civilë, duke përfshirë 49 fëmijë dhe 34 gra. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane e akuzuan si autore të kësaj ngjarjeje qeverinë siriane, por kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë. Në mes të korrikut, kryengritësit e armatosur nisën një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin Damask, një numër zyrtarësh të lartë u vranë dhe flakët e luftës përfshinë edhe qendrën ekonomike të vendit Alepo.

Organizatat antiqeveritare nga brenda dhe jashtë Sirisë themeluan më 11 nëntor në kryeqytetin e Katarit Dohë Koalicionin Kombëtar të Opozitës dhe Forcave Revolucionare të Sirisë. Një muaj më vonë ShBA-ja e njohu këtë koalicion si përfaqësuesin e ligjshëm të popullit sirian. Ndërsa forcat opozitare po fuqizohen dita-ditës, qeveria e Asadit akoma mban nën kontroll qytetet kryesore të vendit, duke përshirë Damaskun. Të dyja palët ndodhen tashmë në një periudhë mbetjeje në vend.

Lufta civile ka shkaktuar afro 30 mijë të vdekur, ndërsa dhjetëra mijë të tjerë janë larguar si refugjatë në vende fqinjet. Opozita kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad dhe duket se mosmarrëveshja midis qeverisë dhe opozitës është e pazgjidhshme. Kriza siriane duket se do të thellohet dhe do të zgjerohet.

Në të njëjtën kohë, vende të tjera të Lindjes së Mesme, si Egjipti, Tunizia, Libia e Jemeni, po përballen me një sërë sfidash serioze, si stabilizimi i gjendjes politike, rimëkëmbja ekonomike, përmirësimi i jetesës së popullit dhe pajtimi kombëtar.

Në Egjipt nuk kanë të reshtur demonstratat dhe përleshjet e përgjakshme. Në Jemen disa organizata janë shndërruar në forca separatiste që po përpiqen të ndajnë pjesën veriore nga pjesa jugore e vendit. Ndërkaq, në natën e 11-vjetorit të incidentit të 11 shtatorit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri Chris Stevens dhe tre diplomatë të tjera u vranë në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë. Mes Palestinës dhe Izraelit u ndezën përsëri flakët e luftës. Bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit nuk kanë arritur ndonjë progres dhe ShBA-ja e Europa kanë forcuar më tej sanksionet ndaj këtij vendi. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China