PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
2.SHBA-ja ndryshon strategjinë e politikës së jashtme  Fokusi i saj kalon në rajonin Azi-Paqësorit
2012-12-31 17:44:55 CRI komenti juaj Printoni

Më 5 janar, presidenti amerikan Barack Obama, gjatë një fjalimi në Pentagon, deklaroi strategjinë e re ushtarake të vendit. Ndryshimi më i madh në raport ishte strategjia e sigurisë kombëtare që e zhvendos fokusin në rajonin Azi-Paqësorit.

Raporti theksonte se në rajonin e Azi-Paqësorit, SHBA-ja do të forcojë më tej aleancën me aleatët e saj dhe do të zgjerojë bashkëpunimin me vende të tjera. SHBA-ja do të zvogëlojë numrin e këmbësorisë, do të pakësojë prezencën ushtarake në Europë, por do të shtojë atë në rajonin e Azi-Paqësorit.

Në qershor, sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta ishte i pranishëm në Dialogun e Shangri-la-së në Singapor, ku paraqiti më qartë konceptin e Shteteve të Bashkuara për "strategjinë e rebalancimit në rajonin e Azi-Paqësorit".

Në nëntor, presidenti Obama vizitoi Tajlandën, Birmaninë dhe Kamboxhian. Kjo ishte vizita e parë e presidentit Obama në rajonin e Azi-Paqësorit, pas rizgjedhjes së tij.

Ndihmësi i presidentit dhe Këshilltari Kombëtar i Sigurisë Tom Donilon, deklaroi se ndryshimi i politikës së sigurisë së Shteteve të Bashkuara, i shërben "rebalancimit të rajonit të Azi-Paqësorit", ndërsa SHBA-ja hyn në një fazë të re.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China