Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao mbërriti të enjten në Vladivostok të Rusisë Lindore, ku do të marrë pjesë në takimin e 20-të jozyrtar të liderëve të APEK-ut (Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik i Azisë dhe Paqësorit).
Siç mësohet, këtë herë, kryetari Hu Jintao do të shtjellojë qëndrimet e Kinës mbi zhvillimin ekonomik të rajonit të Azi-Paqësorit dhe botës, çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë samit, si dhe të ardhmen e APEK-ut, si një organizatë me histori 20-vjeçare.
Krahas kësaj, në samitin industrial-tregtar pranë këtij takimi, Hu Jintao do të mbajë një fjalim me temën "Forcimi i Ndërtimit të Infrastrukturës, Realizimi i Rritjes së Vazhdueshme", në të cilin do të shpjegojë opinionin e Kinës mbi ndërtimin e infrastrukturës.
APEK-u ka 21 vendet anëtare, përfshirë Kinën, SHBA-në, Rusinë dhe Japoninë. Këto vende përbëjnë afro 56 për qind të GDP-së të mbarë botës dhe luajnë një rol kyç në ekonominë globale. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)