PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat paralele
2012-08-20 16:49:01 CRI komenti juaj Printoni

Përpara se Europa dhe ShBA-ja të hynin në krizë financiare, Kina u bë ekonomia e dytë për nga madhësia në botë, duke tërhequr vëmendjen e mediave të huaja për drejtimin e zhvillimit ekonomik të saj. Në fillim të këtij viti Qendra e Transmetimeve për Rusinë dhe Europën Lindore pranë Radios së Jashtme të Kinës shpalli realizimin e rubrikës "Mediat paralele", i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me tetë media kombëtare nga Rusia dhe vende të tjera të Europës Lindore. Rubrika do të fokusohet në ekonominë kineze dhe në kuadër të saj do të prodhohen një sërë emisionesh në formën e bisedës. Parashikohet që do të mbulojë më shumë se 60 milionë dëgjues.

Projekti "Udhëtimi i mediave ruse dhe europianolindore lidhur me ekonominë kineze" është një pjesë e rëndësishme e rubrikës"Mediat paralele". 22 gazetarë dhe dëgjues nga këto vende dhe nga Kina do të shkojnë së bashku në Pekin, Tianjin dhe Tangshan për të njohur nga afër jetën e banorëve kinezë dhe për të ndier drejtpërdrejt pulsin e vërtetë të ekonomisë kineze.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China