Më 16 shkurt nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet për vizitë në ShBA, paraqiti mendimin prej tre pikash për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë me palën amerikane, që përkatësisht janë: së pari, më shumë bashkëpunim në fushën tekniko-shkencore për të ngritur efektivitetin e prodhimit bujqësor, duke kursyer energjinë dhe duke mbrojtur mjedisin; së dyti, forcimi i shkëmbimeve ekonomiko-tregtare për të krijuar një mjedis të barabartë tregtar; së treti, shtimi i komunikimit dhe i shkëmbimeve të informacionit për problemet më të rëndësishme në çështjet e bujqësisë globale, për të garantuar sigurinë ushqimore në përmasë botërore.
Sipas nënkryetarit Xi, ministritë e bujqësisë të të dy vendeve do të hartojnë "Planin e bashkëpunimit strategjik kino-amerikan", në të cilin do të përcaktohen qartë qëllimet dhe fushat me përparësi bashkëpunimi.
Z. Xi u shpreh i bindur se shkëmbimet dypalëshe në fushën përkatëse do të kenë një perspektivë më të ndritur.
(Çan Yean/Artani)