PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A është Kina në gjendje të bëhet shpëtimtarja e ekonomisë botërore?
2011-11-17 21:09:47 cri komenti juaj Printoni

Dekada e kaluar solli ndryshime të thella në peizazhin ekonomik global. Në vitin 2008, kur shpërthyen shenjat e para të krizës financiare globale, Kina nxorri planin e stimulimit për ekonominë me vëllim prej 4 trilionë juanësh (afro 400 miliardë euro), duke dhënë kontribut për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Në një raport të OKB-së në fund të vitit 2009, u llogarit që kontributi i ekonomisë kineze kundrejt asaj botërore ishte mbi 50%. Sipas kësaj llogaritjeje, mediat perëndimore e konsideruan Kinën si "shpëtimtare" të ekonomisë botërore.

Kohët e fundit, Agjencia e vlerësimit të kredisë Standard &Poor's uli klasifikimin për SHBA-në, gjë që acaroi më tej shqetësimet për krizën e borxheve publike dhe jepet përshtypja sikur kjo krizë ka përfshirë gjithë botën. Vitet e fundit Evropa dhe SHBA-ja kanë qenë të ngadalshme në rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa ekonomia japoneze u godit njëherësh nga tërmeti dhe incidenti i centralit bërthamor. Përsa u përket ekonomive të reja, si India, Brazili dhe Afrika e Jugut, shihen me skepticizëm se mund të ndihmojnë nxjerrjen e botës nga kriza. Në këto rrethana vazhdon të qëndrojë besimi se Kina do të shpëtojë ekonominë botërore.

Tani Kina është në gjendje të mirë financiare, me 3.2 trilionë dollarë rezerva në monedha të huaja, Kina është bërë një nga huadhënëset më të mëdha të botës. Duket se Kina është plotësisht në gjendje të nxjerrë një plan të ri për stimulimin e ekonomisë, që të nxitë rritjen ekonomike në vend dhe madje, të japë një tjetër kontribut për "recesionin e dytë" të ekonomisë botërore. Mirëpo, a është kaq serioze situata botërore? Ku i ka rrënjët kriza e borxheve? Si një vend i madh në zhvillim, a e ka Kina potencialin të bëhet "shpëtimtarja" e globit?

Së pari, kjo krizë e borxheve nuk është një krizë e re, por vetëm një vijim i krizës financiare. Ajo demaskon përsëri të metat e mënyrës së zhvillimit evropiano-amerikan. Gjatë krizës financiare 2008-2009, vendet evropiane dhe amerikane shpresuan të rifillonin rritjen ekonomike dhe të kapërcenin vështirësitë nëpërmjet emetimit të bonove. Mirëpo, për shkak të mungesës së kërkesave, qeveritë dhe ndërmarrjet nuk mund të gjenin raste të përshtatshme pët investime dhe zhvillimi ekonomik nuk gjeti mbështetjen e kërkuar. Megjithëse vendet evropiane e amerikane janë në rimëkëmbje e sipër, hapat janë tepër të ngadalshëm dhe qeveritë përballen me deficitin financiar dhe borxhet gjithnjë e më të rënda. Ekonomitë e vendeve të ndryshme janë të lidhura me njera-tjetrën, kriza e borxheve po përhapet nga njëri vend në tjetrin dhe tani rrezikon të jetë fatale për të gjithë globin. Nga lidhja e ngushtë midis krizës së borxheve dhe krizës financiare del se nëse vendet evropiane dhe ato amerikane nuk ndryshojnë taktikat për rritjen e tyre ekonomike, vështirë se do të arrijnë të zgjidhin rrënjësisht problemet.

Së dyti, aktualisht ekonomia botërore nuk është aq serioze sa gjatë krizës financiare. Megjithëse kriza e borxheve tronditi tregjet globale të kapitaleve, bursat etj, ajo nuk ka ushtruar ndikim aq të madh mbi ekonominë reale, sic përshkruhet nga mediat. Në krahasim me krizën e viteve 2008-2009, tani bankat tregtare evropiane dhe amerikane kanë likuiditet të mjaftueshëm, ndërmarrjet mund të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Fuqia blerëse e konsumatorëve nuk është ulur shumë, kështu vendet evropiane dhe amerikane mund të ruajnë rimëkëmbjen e lehtë. Ekonomia japoneze pësoi rënie pas fatkeqësive të njëpasnjëshme nga goditjet e tërmetit dhe të incidentit të derdhjes bërthamore, por me shpejtimin e rindërtimit, ajo do të rimëkëmbet në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Ndërkohë, pjesa dërrmuese e ekonomive të reja ndodhen përpara rreqizeve të inflacionit. Prandaj, nga pikëpamja globale, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, situata aktuale është më e mirë se ajo gjatë 2008-2009-s, pra situata nuk është aq alarmante se gjatë krizës financiare.

Së treti, është ulur shumë dinamika dhe mundësia që Kina të nxjerrë përsëri planin e stimulimit ekonomik. Planifikimi stimulues i Kinës prej 4 trilionë juanësh në fund të vitit 2008 u mbështet kryesisht te kreditë bankare dhe investimet qeveritare dhe në fund, Kina arriti objektivin e rritjes së PBB-së prej 8%. Por nga ky planifikim, banorët e thjeshtë nuk patën shumë përfitime. Gjatë viteve 2009-2010, Kina pati rritjen mesatare prej 9.8%, ndërkohë të ardhurat e qytetarëve dhe fshatarëve në Kinë u rritën nga 8.8% deri në 9.7%. Madje, politika e lirë monetare shkaktoi inflacion. Nëse do të nxirret përsëri planifikimi stimulues, do të pasohet me ngritje të mëtejshme të nivelit të çmimeve të konsumit dhe do të rëndojë barrën e qeverisë në borxhe. E para do të ndikojë në jetesën e përditshme të banorëve dhe stabilitetin shoqëror, kurse e fundit do të shkaktojë probleme në sistemin bankar.

Së katërti, vlerësimi i monedhës kineze RMB dhe investimet e ndërmarrjeve kineze jashtë vendit janë metoda për shpëtimin e kompanive evropiane e amerikane në krizë, por përvoja vitet e fundit e investimeve të ndërmarrjeve kineze jashtë vendit ka treguar se ndërmarrjet kineze janë të afta në imitim, por janë dobët në krijim, nuk kanë mjaft përvojë teknike dhe administrative në tregun ndërkombëtar.

Së fundi, Kina, si një vend në zhvillim, mund të mbajë të drejtat e detyrimet në përputhje me gjendjen konkrete të vendit. Megjithëse vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze radhitet në vendin e dytë të botës, PBB-ja për frymë sapo ka kapur nivelin e vendit me të ardhura të mesme (4 mijë dollarë). Kina duhet t'i zgjidhë problemet e disnivelit të madh të të ardhurave midis qytetarëve dhe fshatarëve, zhdukjen e varfërisë së dhjetra milionë fshatarëve si dhe punësimin e miliona personave cdo vit.

Në përgjithësi, si vend i madh në zhvillim dhe i përgjegjshëm, vetëm realizimi i rritjes së vazhdueshme dhe në mënyrë të ekuilibruar, do të jetë kontributi i vërtetë i Kinës për ekonominë botërore.

Në botë s'ka qenë në asnjë mënyrë "shpëtimtare". Vendet e ndryshme duhet të mbështeten te përpjekjet e veta dhe bashkëpunimi i arsyeshëm, që të përballojnë rreziqet dhe krizat e llojllojshme. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China