PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse aksionet e kompanive kineze u pritën "ftohtë" në "Wall Street"?
2011-11-04 20:54:11 cri komenti juaj Printoni
Këtë vit, aksionet e mbi 20kompanive kineze u tërhoqën nga tregu financiar amerikan "Wall Street". Veçanërisht pas majit, lajmet negative kanë shkaktuarpezullim të aksionevetë kompanive kineze në bursë. Me aksionet e kompanive kineze pësoi humbje të rënda edhe John Paulson, që njihet edhe si "zoti i fitimeve i shkullit të 21-të" dhe "personi i parë i Fondit Kompesues". Pse ranë aksionet e kompanive kineze, të cilat pak kohë më parë kishin arritur shifra rekord në tregjet financiare amerikane?

Praktikisht, ky rezultat ka ardhur nga vetë kompanitë kineze në tregun aksionar amerikan, tek një pjesë prej të cilave ekzistojnë probleme në funksionim dhe gjithashtu kanë ndikuar spekuluesit. Në tregun e sotëm aksionar, me luhatje të ashpra dhe plotë spekulime, aksionet e kompanive kineze duhet t'u paraqesin qartë investitorëve gjendjen e kompanive dhe mënyrën e fitimit. Njëkohësisht, duhet t'i njohin më shumë kriteret financire të tregut ndërkombëtar, që t'u mos japin spekulatorëve mundësira për fabrikimin e krizës së besimit ndaj kompanive kineze.

Deri në gusht të këtij viti, mbi 240 kompani kineze hynë në tregun financiar amerikan. Këto kompani merren kryesisht me teknologjinë, median, telekomunikacionin, mjekësinë dhe industrinë fotovoltalike. Nga të dhënat e Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe të Këmbimit, një pjesë e kompanive kineze kanë hyrë në tregun aksionar amerikan nëpërmjetnjë "rruge të shkurtër".

Kjo "rrugë e shkurtër" realizohet kurnjëkompani e zakonshme blen një kompani aksionare në rrezik, duke futur kapitalet e veta në këtë kompani dhe duke përvetësuar aksionete saj. Kështu, kjo kompani e zakonshme shndërrohet në një kompani aksionare. Në krahasim me futjen e drejtpërdrejtë në tregun aksionar, hyrja nëpërmjet "rrugës së shkurtër" shkurton kohëzgjatjen e procedurave nga mbi 2 vjet në 3-9 muaj. Më e rëndësishmja është që një veprim i tillë mund të shmanget nga kontrolli i rreptë për hyrjen në treg. Gjatë procesit të "hyrjes nëpërmjet rrugës së shkurtër" ka shumë mangësi dhe zakonisht këto kompani nuk paraqiten aq pozitive sa të dhënat e publikuara për to.

Nga ana tjetër, nën kushtet e krizës financiare, investitorët kanë më shumë besim tek ekonomitë e reja. Brokerat në "Wall Street", fillimisht spekuluanpër performancën e kompanive kineze gjatë krizës financiare, duke i vlerësuar më lart se vlera reale.Më pas, në momentin që u mblodhën shumë investime në treg, atai shitën këto aksione kineze dhe u tërhoqën. Gjatë këtij procesi, këta spekulatorë kanë arritur të sigurojnë fitime kolosale.

Nën situatën e tanishmeekonomia globale ndodhet përballë "recensionit të dytë", por pjesa dërrmuese e vëzhguesve mendojnë se ekonomia kineze nuk ka rrezik për "rënie të ndjeshme" dhe nëse ritmi i rritjes së ekonomisë kineze nuk është i lartë kjo vjen si pasojë e kontrollit të qeverisë me iniciativë. Në këtë rrethanë, aksionet e kompanive kineze janë prapëseprapë një nga mënyrat më të mira për investitorët e huaj që të gëzojnë rritjen e ekonomisë kineze. Investitorët e mençur nuk do të heqin dorë nga mundësitë e mira për disa kompani të dobëta. Kompanitë kineze në tregun aksionar amerikan merren kryesisht me IT. Këto kompani besohen të kenë konkurrencë të thellë me produktet e reja dhe shërbimet e reja dhe t'u kthejnë investitorëve fitime të qëndrueshme.

Më e rëndësishmja është që kompanitë kineze duhet të fuqizohen vetë. Ekonomia kineze, me zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, është mbështetja e fortë e kompanive kineze që hynë në tregun aksionar amerikan. Përballë kontrollit të rreptë të Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe të Këmbimit dhe përballë investitorëve të kërkuar, kompanitë kineze duhet të zotërojnë në radhë të parë rregullat ndërkombëtare dhe politikat vendore. Vetëm funksionimi në mënyrë transparente do të fitojë parapëlqimin afatgjatë të investitorëve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China