PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A ka hyrë Kina në stadin e inflacionit të lartë ?
2011-10-13 20:22:24 cri komenti juaj Printoni

Debati mbi inflacionin në Kinë është kthyer në fokus të debateve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat e fundit të Agjencisë Shtetërore të Statistikave, tregojnë se gjatë gushtit të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit CPI, u rrit 6.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pyetja që shtrohet është se ka hyrë Kina në stadin e "inflacionit të lartë".

Në fakt, inflacioni është një element shumë i ndërlikuar ekonomik. Në jetën e përditshme, njerëzit thonë se inflacioni është ndryshimi i nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Ky ndryshim mund të jetë për çmimet e konsumit apo për çmimet e prodhimit. Por niveli i GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës), është më i rëndësishëm. Në qoftë se rritja e indeksit të çmimeve është shkaktuar nga rritja e çmimeve të mallrave, mund të thuhet se në fushën ekonomike kemi inflacion të plotë; në qoftë se rritja e indeksit të çmimeve është shkaktuar nga rritja e çmimeve të disa mallrave, mund të thuhet se kemi inflacion strukturor.

Të dhënat e indeksit të çmimeve të konsumit të Kinës vitet e fundit, tregojnë se rritja e indeksit të çmimeve të konsumit e kaloi parashikimin. Sidomos qysh nga fillimi i këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit të vendit është rritur vazhdimisht. Nga pikëpamja ekonomike, tani mund të thuhet se Kina ka hyrë në periudhën e inflacionit strukturor.

Dy arsye e kanë shkaktuar inflacionin strukturor. Së pari, ndikimi i jashtëm, si mungesa e ndonjë malli, ka shkaktuar rritje të lartë të çmimeve; së dyti, midis sektorit të prodhimit dhe përqindjes së prodhimit të punës ekziston një diferencë e madhe, gjë që ka shkaktuar rritjen strukturore të indeksit të çmimeve të mallrave.

Tani, qeveria kineze po zbaton një politikë të tillë monetare dhe fiskale, që kontrollon rritjen e çmimeve. Kështu është rritur disa herë norma bazë e interesit. Njëkohësisht, qeveria kineze ka ndërmarrë së sërë masash sociale për të garantuar jetesën e qytetarëve. Janë koordinuar të ardhurat e qytetarëve dhe për ata me të ardhura të ulëta, janë dhënë subvencioneve të përshtatshme.

Në të ardhmen, për të garantuar çmimin e mallrave, qeveria kineze duhet të shpejtojë reformën e çmimeve dhe të krijojë sistemin e kursit të këmbimit elastik. Gjithashtu qeveria kineze duhet të shtojë subvencionet për bujqësinë, industrinë e shërbimeve, si edhe subvencionet financiare ndaj sektorëve të prodhimit të drithërave, mishit dhe vezëve. Përveç këtyre, duhet të ulet kostoja e transportit të produkteve bujqësore dhe të kontrollohet eksporti i produkteve bujqësore. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China