Kompania Huawei është prodhuesi i tretë në botë për pajisjet e telekomunikacionit. Në vitin 2009 ajo u rendit në vendin e 397-të ndër 500 kompanitë më të fuqishme. Ndërsa në kompanitë IT në mbarë botën, ajo zë vendin e 29-të. Produktet e saj shiten në mbi 100 vende të botës dhe klientët i kalojnë 1 miliardët. Në vitin 2010, Huawei lidhi kontrata, me një vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Në vitin 2011 ajo parashikohet të arkëtojë 40 miliardë dollarë.
Toni: Në vitin 2007 Kompania Huawei hapi përfaqësinë e saj në Shqipëri. Por si ka qenë ecuria e kompanisë në katër vitet e fundit? Lidhemi tani më të dërguarin e CRI-së në Tiranë, Agimin.
Toni: Përshëndetje, Agim!
Agimi: Përshëndetje, Toni! Përshëndetje, të dashur shikues.
Ndodhem në selinë e Kompanisë Huawei në Shqipëri. Në vitin 2007, Huawei ndërtoi rrjetin GSM për "Eagle Mobile" dhe kështu hyri zyrtarisht në tregun shqiptar. Tani për Huawei në Shqipëri, punojnë 63 shqiptarë. Edhe qindra shqiptarë të tjerë i shërbejnë kompanisë tërthorazi si këshilltarë.
Intervistova z. Li Junëu, menaxherin e përgjithshëm të Kompanisë Huawei, për degën e Shqipërisë. Ai prezantoi gjendjen e përgjithshme të Huawei, në Shqipëri.
Menaxheri Li: Kompania Huawei filloi shërbimet para mbi tre vjetësh dhe tani shitjet e saj në vit i kalojnë 30 milionë dollarët. Në degën e Shqipërisë kemi mbi 80 punonjës dhe pjesa dërrmuese e tyre janë shqiptarë. Shërbimet tona kryesore janë për operatorin e telekomunikacionit EagleMobile, duke ndërtuar rrjetin GMS për të. Kemi gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me operatorët e tjerë, si AMC, Plus etj.
Toni: Sapo filloi aktivitetin në Shqipëri, kompania "Huawei" pati vështirësi me ligjet, rregullat lokale, komunikacionin dhe transportit. Por me ndihmën e punonjësve vendorë, "Huawei" i kapërceu këto vështirësi. Tani, përfitimi tregtar i çdo viti është më shumë se 30 milionë dollarë amerikanë. Në vitin 2009, e gjithë bota u prek nga kriza financiare ndërkombëtare, megjithatë, "Huawei" realizoi fitime në Shqipëri.