PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi kino-shqiptar, ecën me teknologji dhe besimin reciprok
2011-03-17 20:53:32 cri komenti juaj Printoni

src="mms://media.chinabroadcast.cn/albanian/rubrike/0311lianghuidashi.wmv"

type="video/x-ms-wmv" width="320" height="305">

Toni:Në Kinë ka një thënie, "Qeveria ndërton platformën, kompanitë paraqesin prezantimin". Kjo do të thotë se qeveria u ofron kompanive politika të favorshme për të investuar. Kompanitë zhvillojnë biznesin, banorët vendas punësohen, qeveria merr taksat, rriten niveli i jetesës së banorëve. Të gjitha këto do të thonë se qeveria dhe kompanitë, patën përfitimet reciproke. Për këtë, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z. Maxhun Peka, thotë.

z. Maxhun Peka:Të gjithë e shikojmë se Kina investon në të gjitha kontinentet. Është e pamundur të gjesh një shtet të Azisë, apo të Afrikës ku Kina nuk ndërton objekte të rëndësishme ekonomike dhe sociale.

Në Shqipëri ka disa kompani kineze që janë prezent: CBMI, e cila ka ndërtuar dy fabrika të mëdha për prodhimin e çimentos dhe vazhdon të ndërtojë, kompanitë e Telekomunikacioneve Huawei dhe ZTE, etj. Shqipëria është e hapur për investitorët kinezë. Kryeministri i Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, gjatë dy vizitave në Kinë në vitet 2008 dhe 2009, u ka bërë thirrje investitorëve kinezë të vijnë në Shqipëri, bashkë me premtimin se tek ne do të gjejnë kushte shumë të favorshme. Një zonë e re ekonomike afër Durrësit, pra midis kryeqytetit dhe portit më të madh në rajonin tonë, është vënë në dispozicion të kompanive kineze, nëse ato do të vijnë për të investuar. Kushtet për to do të jenë tepër favorizuese.

Toni:Sipas ambasadorit, qeveria shqiptare mirëprit investimet kineze dhe ofron kushte të favorshme. Kjo sepse qeveria shqiptare beson tek ekonomia kineze, kompanitë dhe qeveria kineze. Por ndërsa qeveria shqiptare ka krijuar kushte për investim, çmendojnë njerëzit, për kompanitë kineze?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China