Më 26 qershor 2010, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e G20-ës, në Toronto të Kanadasë, Kryetari i Shtetit të Kinës Hu Jintao takoi Presidentin amerikan Barak Obama. Presidentët e të dy vendeve shprehën gëzimin për progresin aktiv të marrëdhënieve kino-amerikane kohët e fundit. Hu Jintao u shpreh se SHBA-ja duhet të kundërshtojë me vendosmëri proteksionizmin, të lirojë gradualisht kufizimin e eksportit të produkteve të teknologjisë së lartë në Kinë, për të favorizuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare. Z. Obama u shpreh se SHBA-ja kundërshton proteksionizmin tregtar dhe shpreson se sistemi i dialogut strategjik dhe ekonomik do të përsosë dhe zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe.