Më 17 nëntor 2009, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao dhe Presidenti amerikan, Barak Obama, zhvilluan bisedime në Pallatin e madh të Popullit kinez në Pekin. Presidentët e të dy vendeve vlerësuan aktivisht zhvillimin e madh të marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë 30-vjetorit të vendosjes së tyre dhe ranë dakord për nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm për vitet që do pasojnë. Presidentët e të dy vendeve shkëmbyen mendime lidhur me problemet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, për të cilat patën shumë mendime të përbashkëta. Të dyja palët ranë dakord të ndërmarrin veprime reale, për një partneritet të qëndrueshëm në sfidat e përbashkëta.