Më 22 shtator 2009, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, u takua në Nju-Jork me presidentin amerikan Barak Obama. Gjatë takimit, Hu Jintao, u shpreh se marrëdhëniet kino-amerikane kanë ruajtur në përgjithësi një tendencë të mirë zhvillimi. Të dyja palët po bëjnë përpjekje të përbashkëta për ndërtimin e tyre. Hu Jintao, parashtroi mendimet e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe theksoi se të dyja palët duhet të respektojnë dhe të kujdesen për interesat e ndërsjellta.