Më 1 prill 2009, gjatë Samitit Financiar në Londër, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, u takua për herë të parë me Presidentin amerikan, Barak Obama. Presidentët e të dy vendeve ranë dakord të përpiqen së bashku për ndërtimin e marrëdhënieve të plota kino-amerikane të bashkëpunimit aktiv, të shekullit të 21-të. Të dy kryetarët e shteteve, ranë dakord për ndërtimin e sistemit të dialogut strategjik dhe ekonomik midis Kinës dhe SHBA-së dhe njëkohësisht të thellojnë më tej bashkëpunimin reciprok në shumë fusha. Me interes shihet bashkëpunimi në fushat e energjisë, mjedisit e ndryshimit të klimës dhe rifillimin e konsultimeve për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çështje të tjera të sigurisë.