Quhet ndryshe: Qyteti turistik ndërkombëtar me bukuri mahnitëse
Vendndodhja e qytetit: Zhangjiajie ndodhet në pjesën veriperëndimore të provincës Hunan, në Kinën qendrore.
Si një nga qytetet turistike më kryesore në Kinë, Zhangjiajie njihet në botë për panoramat madhështore natyrore. Atje ndodhet zona turistike Wulingyuan, që është i pari park kombëtar pyjor i Kinës që është pranuar të hyjë në " Listën e trashëgimive botërore natyrore" dhe parku botëror gjeologjik. E veçanta e kësaj zone turistike janë mbi 3000 kepa e shtylla shkëmbore, të cilat përbëjnë pyllin e kepave.
98% e pikës turistike mbulohet nga pyjet dhe Parku Kombëtar Pyjor Zhangjiajie titullohet si bar oksigjeni natyror. Në të kaluarën, për shkak të situatës së izoluar, Zhangjiajie është ruajtur si një "terren i pastër" në Tokë. Ndërsa sot në sajë të përpjekjeve të vendasve në mbrotjen e mjedisit, në këtë qytet ruhet ende qetësi dhe pastërti.
Në Zhangjiajie jetojnë në mënyrë të përqendruar banorë të 33 pakicave kombëtare, si kombësia Tujia, Bai, Miao etj. Mjedisi i veçantë gjeografik ka ruajtur kulturat e këtyre kombësive deri në ditët e sotme.
Zhangjiajie ndodhet në zonën midis pjesës qendrore dhe asaj perëndimore të Kinës. Është një vend i pasur me një infrastrukturë shumë të zhvilluar me linja ajrore, hekurudhore dhe rrugore. Nga ky qytet mund të fluturosh direkt në mbi 20 qytete kineze, si Pekin, Shangai, Hongkong etj.