PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qytei Jiaozuo i provincës Henan
2010-09-26 15:45:27 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Vendlindja e Taiji-së; qytet me male te bukura  

Vendndodhja: Ky qytet ndodhet në pjesën veriperëndimore të provincës Henan të Kinës Qendrore. Jiaozuo është një vend, ku takohen 4 pjesët kryesore të Kinës.

 

Qyteti Jiaozuo, që ka Malet Taihang në veri dhe Lumin e Verdhë në jug, është një qytet i ri turistik me lulishte e pamje të bukura. Për arsye të vendndodhjes dhe prezencës së kulturës së lashtë, këtu janë formuar shumë peizazhe të veçanta natyrore dhe kulturore. Krahas këtyre peizazheve, këtu ka edhe projekte të shumta argëtimi dhe çlodhjeje.

Parku botëror i gjeologjisë Yuntaishan, që përbëhet nga mali Yuntai, Gryka Qinglong, Gryka Fenglin, Mali Shennong dhe Lumi Qingtian, është një ndër 28 parqet e para që u njohën nga UNESCO-ja. Qyteti Jiaozuo është edhe vendlindja e letrarëve të njohur të Kinës, si Han Yu, Li Shangyin, Shan Tao dhe Xiang Xiu. Këtu ka edhe 6 pika të njohura kulturore, si rrënojat e kryeqytetit të periudhës së parë të Dinastisë Shang dhe tempulli taoist Jiaying.

Arti marcial Taiji, me një histori prej mbi 400 vjetësh, ka lindur në Chenjiagou të qytezës Wen të qytetit Jiaozuo. Tani në mbarë Jiaozuo-në, ka gjithsej 1.3 milionë persona që praktikojnë këtë art. Ky art marcial, që njihet si kombinimi i energjive pozitive dhe negative të njeriut si dhe natyrës, është një art i preferuar jo vetëm në Kinë, por edhe në mbarë botën. Deri tani, Taiji-ja është përhapur në mbi 150 vende e rajone të botës, duke tërhequr 150 milionë adhurues.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China