PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lhasa
2010-09-26 15:41:32 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Qyteti i shenjtë i rrafshnaltës

Vendndodhja e qytetit: Lhasa ndodhet në juglindjen e Rajonit Autonom të Tibetit, të Kinës perëndimore. Ai gjendet në qendër të rrafshnaltës së Tibetit, në veri të vargmaleve Himalaja dhe në pjesën veriore të lumit Lhasa.

Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit është qytet me kulturë të lashtë. Në gjuhën tibetiane, "Lhasa" do të thotë "vendi i shenjtë" ose "vendi i budave". Lhasa ka qenë qendra politike, ekonomike, kulturore dhe fetare e Tibetit. Pallati Potala, në qendër të qytetit është thesari i veçantë i Lhasës dhe madje i gjithë rrafshnaltës Qinghai-Tibet. Ky pallat madhështor, në nivelin më të lartë mbi detin, përfaqëson margaritarin e kulturës tibetiane.

Në Lhasë ka panorama të veçanta natyrore dhe monumente, që përbëjnë burime të pasura turistike. Pallati Potala dhe Rruga Barkor janë qendra e qytetit. Shumë vendas vishen ende me kostumet tradicionale tibetiane. Vargu i lutjeve dhe uratave që mbahen gjithmonë nga vendasit tregojnë që budizmi ka qenë mënyrë jetese e tibetianëve. Viti i Ri tibetian dhe malet me dëborë janë gjithashtu pika turistike tërheqëse. Kultura e veçantë tibetiane mishërohet edhe në operën tibetiane, këngë e valle. Tibetianët flasin gjuhën e tyre.  

Me ujë dhe ajër shumë të pastër, Lhasa konsiderohet si qyteti me nivelin më të ulët të ndotjes dhe me mjedisin më të mirë në Kinë. Lhasa u vlerësua si qyteti më i preferuar nga turistët evropianë, ndërsa pallati Potala titullohet si pika turistike më e parapëlqyer nga evropianët.

1、Tempulli "Jokhang"


1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China