Parulla e qytetit: Kulturë, harmoni, risi, ambicie
Vendndodhja e qytetit: Suzhou gjendet në juglindje të provincës Jiangsu të Kinës Lindore dhe ka klimën e musoneve nëntropikale.
Video:
Suzhou është qytet i famshëm dhe i lashtë kinez dhe për nga numri i monumenteve ai zë vendin e tretë në Kinë, pas Pekinit e Xianit. Ky qytet ujor orental ishte kryeqyteti i shumë pushteteve të lashta dhe është qyteti më i lashtë kinez që ekziston deri në ditët e sotme.
Sot qyteti Suzhou vazhdon të ruajë strukturën e lashtësisë. Qyteti i lashtë dhe kopshtet e Suzhout janë pranuar si trashëgimi kulturore botërore edhe trashëgimi kulturore jomateriale botërore. Opera Kunqu, gaforrja e Liqenit Yangçeng dhe qyteza Zhouzhuang janë 3 veçanti ndërkombëtare në Suzhou.
Krahas kopshteve, në Suzhou ka edhe panorama të bukura malore e ujore si për shembull: mali Lingyan, mali Tianping, mali lindor e mali perëndimor Dongting, mali Dengwei, Baimajian, mali Yushan në Kunshan, mali Xiangshan në Zhangjiagang etj. Njëkohësisht, zonat turistike si parku i Edenit i Suzhout, parku Jinjihu, burimi i ujërave termale Yangshan, qyteti i veshjeve Çangshu etj., kanë tërhequr shumë turistë kinezë e të huaj.
Foto:
1、 Pagoda e tempullit veror
2、 Mali lindor i Liqenit Taihu
3、 Kopshti Zhuozhengyuan
4、 Qyteti i lashtë i Suzhout
5、Kopshtet e Suzhout
6、 Tempulli i Konfucit i Suzhout
7、Ura Fengqiao e Suzhout