Vendndodhja e qytetit: Qyteti Kashi ndodhet në jugperëndim të Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit që ndodhet në jug të Kinës. Në veri Kashi kufizohet me malin "Tianshan", në perëndim me rrafshnaltën Pamir, në jug me malin "Kala Kunlun" dhe në lindje me shkretëtirën "Takelamagan".
Në Kashi jetojnë në mënyrë të përqendruar 26 kombësi si Ujgure, Hane, Hui, Kirgize, Uzbeke etj., njihet nga bota si "vendlindja e këngëve dhe valleve në perëndim të Kinës", është zonë banimi me pakica kombëtare të ndryshme ku mbizotërojnë banorë të kombësisë ujgure. Ky është një qytet i lashtë me një histori mijëravjeçare që është ruajtur mirë deri në ditët e sotme. Ky është metropol me arkitekturë tipike, me rrugët në formë labirinti më tërheqëse në Azinë Qendrore. Autoktonët ujgurë që kanë banuar këtu për mijëra vite kanë ndërtuar shumë banesa, që kufizohen me njera-tjetrën. Këtu formohen shumë panorama mahnitëse. Rrugicat e shtruara me tulla të zeza gjarpërojnë midis shtëpive.
Kashi ka katër burime turistike si zakone dhe doket folklorike ujgure, zakoni i ngjitjes së malit, ekspeditat në shkretëtirë, eksperiencat në Rrugën e Mëndafshit, duke formuar burime turistike të ndërthurura me peizazhe natyrore dhe kulturore. Këtu ndodhet edhe destinacioni turistik ndërkombëtar në Rrugën e Mëndafshit me më shumë karakteristika ujgure. Është e vërtet që quhet "Turizmi në Kashi, më i veçanti në botë".
Kashi ka peizazhe unike natyrore dhe pika turistike që pasqyrojnë kulturën folklorike. Këtu ndodhet dhe mali i dytë më i lartë në botë—mali "Qogir", "Babai i ajsbergut"—mali "Muztagata", pyjet me plepa dhe shelgje të kuq. Gjithashtu ka parqe të shkëlqyera gjeologjike dhe zona shkretinore turistike. Përveç këtyre, në këtë qytet ka dhe relike historike si relike budiste të famshme Pagoda Mo'erfo, gërmadhat e qytetit mijëvjeçar të perandorit Tang Wang, relike të Yarkant Khanates, të perandorit Sache dhe stacionet e Rrugës së Mëndafshit etj.